Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,185 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat – Rolando i shkelqyer, perseri Handanovic gjigand!

Notat – Rolando i shkelqyer, perseri Handanovic gjigand!

8

Handanovic

Prezantohet me nje pritje te pabesueshme pas gjuajtjes me koke te Cassanos. Me pas e hipnotizon duke e prekur topin aq sa te evitonte golin nga 11-metershi. Aq mjafton per te mbajtur porten e paprekur, sepse me pas traversa dhe mungesa e precizionit e Parmes bejne pjesen tjeter.

5,5

Campagnaro

Hyn shume keq ne loje dhe Palladino ben cfare te doje ne 20 minutat e para. Me pas merr disi masat dhe permiresohet, por pa bere ndonje gje te madhe.

5,5

Samuel

I pari qe ndeshkohet eshte ai, karton i verdhe dhe humbet ndeshjen me Napolin. Me pas shpeton porten nga nje krosim i Palladino, por shkakton edhe penalltine, pas nje pakujdesie ne zone. Pjesa e dyte normale.

7,5

Rolando

Mbyllje te rendesishme dhe shume klas. Dhe nje gol si te ishte sulmues klasi, pas krosimit te Hernanes. Kartoni i verdhe, ndoshta i ekzagjeruar, e detyron dhe ate te mos jete ndaj Napolit.

5,5

D’Ambrosio

Vuan pak me shume se c’duhet, por duhet thene se nga ana e tij Molinaro dhe Palladino luajne mire. Del perpara, por gjithmone mendon 1 ose 2 sekonda me shume se c’duhet para se te krosoje.

6

Hernanes

Provon te caktoje kohet e manovrimit, por le per te deshiruar ne faze konkluzive, edhe pse mundesite nuk mungojne. Eshte gjenial topi qe gjen Rolandon per golin e pare zikalter.

7

Cambiasso

Me i miri ne pjesen e pare, duke hequr Handanovic. Mbron mesfushen si zakonisht duke vrapuar shume, por me shume se dy here provon te shqetesoje Miranten me gjuajtje shume te bukura, qe fatkeqesisht nuk perfundojne ne porte. Ne pjesen e dyte, puna e zakonshme e menaxhimit, e bere shume mire.

6

Kovacic

Ndeshje e alternuar, ndonjehere duket “pak i trembur” te luaje. Impenjohet shume, edhe pse, sot, jo gjithmone jep bindjen per mundesite qe disponon. Megjithate puna e tij ndihmon skuadren.

6

Nagatomo

Gabon pak edhe ne sulm edhe ne mbrojtje, por ne pergjithesi nga korsia e tij krijohen shume aksione, dhe inkursionet e tij kur lojtaret lodhen, jane te vlefshem.

6

Palacio

Shume levizje dhe nje rast i shkelqyer i neutralizuar nga Mirante. Punon ne hije, edhe me shume se c’duhet ndonjehere.

5,5

Icardi

Provon gjithmone te beje pasimin perfekt, por sot nuk ja del dot. Edhe shoket nuk e sherbejne shume, por eshte nje hap mbrapa ne krahasim me ndeshjet e fundit.

Zevendesuesit

6

(59′) Zanetti

I duartrokitur nga publiku, ja del te neutralizoje Biabiany me eksperience.

PV

(81′) Botta

Shume pak minuta per te gjykuar

7

(88′) Guarin

5 minuta, 1 gol fantastik. Me mire se kaq…

Trajneri

6,5

Mazzarri

Edhe kete rradhe falenderon Batmanovic qe i ka thene jo nje penalltie qe do ndryshonte ndeshjen. Edhe kete rradhe, ne avantazh numerik, skuadra nuk ja del te beje ate qe duhet. Por edhe kete rradhe, Inter del me fitore pas nje transferte te veshtire, dhe hipotekon Europen. Dhe kjo ka rendesi.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.