Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Sa here duhet, Danilo eshte aty. Nderkohe, me i miri i ndeshjes ka vetem nje emer!

NOTAT – Sa here duhet, Danilo eshte aty. Nderkohe, me i miri i ndeshjes ka vetem nje emer!
Inter Club Staff

Interi arrin te fitoje ne Bergamo dhe siguron keshtu vendin e dyte ne kete kampionat te Serie A duke u renditur vetem nje pike larg vendit te pare.

HANDANOVIC 6 – Pas tre clean sheet radhazi me Fiorentinen, Genoan dhe Napolin, ja ku vjen edhe nje tjeter ne Bergamo.

Ai dedikohet ne radhe te pare me daljet e shpejta, duke bllokuar si fillim edhe nje goditje te veshtire te Gomez. Nderkohe, Gosens sot ka qene me pak i rrezikshem

GODIN 7 – Conte e preferon sot perpara Skriniar dhe ne mbrojtjen me tre ai duket se i ka marre masat mire, ndryshe nga fillimi i kampionatit.

Vendos eksperiencen e tij ne ndihme te skuadres, duke zgjidhur me siguri disa situata te komplikuara dhe duke dale gjithmone me koken lart. Shtyn perpara me personalitet.

DE VRIJ 7 – Kundershtari i sotshem quhet Duvan Zapata, por trajtimi eshte i njejte si me Milik disa dite me pare: presing i larte, agresivitet dhe pasterti ne nderhyrje.

Pas vetem 23 minutash loje mer nje karton te verdhe qe e detyron te kete shume kujdes ne cdo nderhyrje.

BASTONI 6,5 – I rritur te sektori i te rinjve te Atalantes, rikthehet ne Bergamo pas nje sezoni te madh.

Kontrollon me kujdes zonen e tij dhe shkon ne veshtiresi vetem ne rastet kur perballe ka Zapatan.

NGA MINUTA E 77 MILAN SKRINIAR – Pa vote.

D’AMBROSIO 7 – Ai zbllokon ndeshjen. Pas golit me Napolin, konfirmohet nga minuta e pare edhe ne Bergamo, por kesaj radhe avancon disa metra me shume dhe limiton tentativat e Gosens.

Por substanca nuk ndryshin, paraqitja e tij eshte teper pozitive: ai vetem pas nje minuti loje, arrin te shenoje golin pas krosimit te Young qe con Interin ne avantazh.

NGA MINUTA E 77 CRISTIANO BIRAGHI – Pa vote.

BARELLA 6,5 – Kualitet dhe sasi. E nis lojen me disa futje te rrezikshme ne mesfushen kundershtare dhe drejton presingun e Interit dhe tenton rekuperimin e shpejte te topit.

Ai ben edhe mezzalan por edhe trekuartistin kur duhet. Tregon se mund ti beje mjaft mire te dy fazat e lojes.

NGA MINUTA E 90 CHRISTIAN ERIKSEN – Pa vote.

BROZOVIC 6,5 – Pas nje jave te veshtire per te, ai provon te tregoje se vlen ne fushe. E nis ne pozicionin e tij te preferuar por sot luan nje ndeshje mjaft te mire duke ndertuar shume e duke shkaterruar atehere kur duhet. Merr edhe nje karton te verdhe per nje faull taktik.

GAGLIARDINI 5,5 – Ne ndeshjen me klasike si nje ish-lojtar, rikthehet ne fushen e lojes si titullar pas nje jave pezullim.

Centimetrat e tij rikthehen te dobishme, dhe kur duhet te ndertoje loje, duket pak i avashte dhe jo i sakte. Shpesh here forcon lojen duke dale edhe nga vetja. Jo mire sot.

YOUNG 7,5 – Rikthehet nga minuta e pare, ku therritet shpesh here ne duel te cilin e super fitoi ndaj Castagne.

Ai ka meriten qe te jape nje assist si puthje per D’Ambrosion qe shenon golin e pare. Nderkohe, me pas shenon nje gol sikur te ishte ne Play Station e dergon Interin ne avantazh 0-2. Leader jo i zhurmshem. Eshte deciziv.

NGA MINUTA E 90 MOSES – Pa vote.

LUKAKU 6,5 – Ai behet nje pike referimi perpara duke braktisur disa metra ne sulm per te ndihmuar shoket e tij.

Me fizikun e tij dominon totalisht Atalanten dhe kthehet ne nje mesfushor te shtuar kur duhet ne momente te caktuara.

LAUTARO 7 – Gjen nje bluze titullari pas golazos qe shenoi kunder Napolit dhe tregon se ka rigjetur formen e tij qe deri perpara disa javesh dukej e zhdukur.

Ne vecanti, bie ne sy se eshte shume fluid ne loje, dhe nuk e terheq kurre kemben ne cdo dyluftin me kundershtaret. Luan nje ndeshje te madhe.

NGA MINUTA E 71 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Futja e tij ne fushe i jep Interit paparashikueshmeri ne manovren sulmuese.

Provon te ndikoje ne loje me nje top te bukur per Lukaku dhe me nje gol qe me pas u anullua per pozicion jashte loje.

TRANJERI CONTE 7 – Vjen ne Bergamo me nje objektiv te rendesishem ne koke: te kape vendin e dyte per te festuar 51 vjetorin e tij.

Per te kerkuar rezultatin, ai heq dore nga fantazia e Eriksen duke vendosur te perforcoje muskujt e mesfushes. E fiton ndeshjen qe ne minutin e pare. Ishte merita e tij sot dhe ishte nje ndeshje mjaft e rendesishme ne prag te Europa League.

ATALANTA: Gollini sv (dal 5′ Sportiello 6); Toloi 5,5, Caldara 6, Djimsiti 5,5; Castagne 5 (dal 61′ Hateboer 6), De Roon 5,5, Freuler 5 (dal 61′ Malinovskyi 6), Gosens 5,5; Gomez 6 (dal 91′ Da Riva sv), Pasalic 5,5 (dal 61′ Muriel 6); Zapata 6. All. Gasperini 5.

ARBITRO: GIACOMELLI 5,5 – Ne ndeshjen e tij te fundit si arbiter here vershellen per disa faulle te ngjashem e here jo.

Metri i gjykimit kesaj radhe zor se kuptohet por po ashtu edhe menaxhimi i kartonave. Nje 5,5 per te sot.

ASSISTENTI: Peretti 6 – Bindoni 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.