Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

761 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat- Samuel-Rolando-J.Jesus perfekte. Shume mire Cambiasso dhe Icardi, me pak Palacio…

Notat- Samuel-Rolando-J.Jesus perfekte. Shume mire Cambiasso dhe Icardi, me pak Palacio…
Donald Elmazi

Handanovic 7: Pritja ndaj Pjanic eshte e nje veshtiresie te jashtezakonshme per nje portier te gjate si ai. Hidhet si nje mace dhe shpeton Interin.La

Rolando 7: Tjeter ndeshje e madhe per mbrojtesin portugez, qe shpeton nje gol ndaj Gervinhos dhe nuk vuan asnjehere.

Samuel 7: Eshte nje leksion i gjalle. Gjithmone ne vendin e duhur dhe ne momentin e duhur.

Juan Jesus 6,5: Gjysem vote me pak per goditjen absurde ndaj Romagnolit. Per pjesen tjeter mbyll treshen perfekte te mbrojtjes.

Jonathan 6: Eshte i kudondodhur ne korsine e tij dhe kur eshte i vendosur behet i rrezikshem. Duhet pare ne fazen mbrojtese.

Guarin 6: Si gjithmone ben pak nga te gjitha por dhe duke rrezikuar shume.

Cambiasso 7: Ne kete rikthim tregon edhe nje here perse eshte nje kategori me lart se sa Kuzmanovic.

Alvarez 6: Nje pjese e pare diskrete, pa ndonje pike kulminante. Humbet deri ne momentin e zevendesimit.

Nagatomo 6: Pak me shperthyes se Jonathan por me konkret ne fazen mbrojtese.

Palacio 5,5: Cuditerisht jo preciz dhe konfuz, nuk shfrytezon hapesirat qe i hap Icardi me spondet e tij.

Icardi 6,5: Ne ndeshjen e pare si titullar dhe menjehere nje prove zjarri me Castan dhe Benatia. Fiton nje penallti te qarte dhe me pas lufton mire, duke e mbajtur te larte rrezikun ne mbrojtjen romane.

Hernanes 5,5: I fituar ne ekstrem, luan mire por nuk eshte i duhuri.

Botta 6: Kerkon te krijoje dicka por tani skuadrat kane mbaruar.

Zanetti pv

Mazzarri 6,5: Skuadra shkon ne Rome dhe luan,shpesh duke iu imponuar, sidomos ne pjesen e pare. Nuk mund ta mendosh te mos vuash ne nje fushe ku pothuajse kane kapitulluar te gjitha. Por ne dy trasfertat me te veshtira, Firenze dhe Roma, Interi ka bere paraqitjet me te mira.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.