Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Sanchez nje nivel tjeter, Lukaku altruist por surpriza vjen nga Eriksen: ai merr nje note te ulet sepse…

NOTAT – Sanchez nje nivel tjeter, Lukaku altruist por surpriza vjen nga Eriksen: ai merr nje note te ulet sepse…
Inter Club Staff

Inter ka fituar nje ndeshje teper te veshtire ndaj Parmes me rezultatin 1-2 ne transferte dhe ka marre keshtu tre pike te rendesishme.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve:

HANDANOVIC 6 – Nje refleks i mire qe ne minutat e para ndaj Kurtic dhe vetem aq per pjesen e pare.

Nderkohe, ne te dyten Parma duket me shume ne gjysmefushen e Interit por ata godasin ne porte vetem te goli i vetem qe shenuan. Ai top vjen shume shpejt dhe Handanovic nuk mundi te reagonte dot ne kohe.

SKRINIAR 6,5 – Ai ishte me frekuenca te larta ne gjysmefushen e kundershtareve diten e sotme, ku Karamoh edhe pse me i shpejt, nuk ja del dot te mbijetoje perballe tij.

Ne pjesen e dyte kyr Parma fillon sulmon me shume, ai nuk leshon perseri asnje centimeter per kundershtaret.

DE VRIJ 6,5 – Pavarsisht se Parma luan pa nje qendersulmues, ata dergojne shpesh shume lojtare per te goditur me koke.

Nderkohe, per sa i perket pozicionimit, ai ka qene shume i mire sot ku nuk ka gabuar asgje. Inglese dhe Pelle nuk e fusin ne veshtiresi dhe ai fiton pothuajse cdo duel.

BASTONI 7 – Me i miri ne fushen e lojes per sa i perket nga mbrojtesit, duke qene se beri shume mire te dy fazat e lojes.

Shume i kujdesshem ne nje kunder nje, duke mos gabuar asnjehere dhe duke u mbeshtetur edhe te Perisic. Ai e mban perqendrimin te larte deri ne minuten e 94.

HAKIMI 6,5 – Ndeshja e tij perbehet nga shume inkursione ne krahun e djathte duke mundur jo pak here kundershtaret me vrap.

Sa keq qe sot ishte pak i pasakte ne krosimet ne zone. Jo mire nderkohe kur Pezzella e genjen duke futur nje top ne zone per Hernani qe shenon golin e frikes per Interin.

Nderkohe, duartrokitje per ndeshjen plot sakrifice te luajtur deri ne fund fare.

BARELLA 6,5 – Ai eshte pak a shume kudo, edhe pse ndjesia e krijuar gjate ndeshjes ishte se sot i mungoi pak shkelqimi i zakonshem.

Shume i zoti te mos fuse kemben per Man ne zone dhe nuk shkakton penallti. Por edhe pse shume energjik, shpeton perseri nga kartoni i verdhe edhe sot.

BROZOVIC 6,5 – Ai mbulon cdo zone te fushes, si ne sulm por edhe ne mbrojtje. Ja kalon mire edhe perballe presingut te Parmes.

Sa keq per ate dalje huq ne pjesen e pare. Nderkohe, vazhdon te konfirmohet si nje pike orientimi per Interin.

ERIKSEN 5,5 – Nje hap prapa ne krahasim me ndeshjet e tjera. Ai humbet nje rast me porte bosh per shkak te ekuilibrit, por problemi i vertete sot ishte mungesa e grintes ne lojen pa top.

Nderkohe, edhe ne pasime jo mire. Nuk ishte ai Eriksen qe kishim pare ne ndeshjet e fundit. Me mire ne pjesen e dyte, ku nis edhe Sanchez ne disa raste.

NGA MINUTA E 67 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6,5 – Futja e tij ishte plot me personalitet. Ishte shume i zoti qe te vendoste kohen e lojes duke mos forcuar asgje. Shume i cmuar ne momentet finale..

PERISIC 5,5 – Nje nisje interesante, dy here nga Bastoni qe e kerkon ne fundore dhe gjithashtu edhe dy krosime interesant. Peshkon Lukakun ne zone qe e nxjer jashte.

Nderkohe, gjate lojes kishte shume ulje dhe ngritje. Prandaj, meriton nje 0,5 me pak se nota 6.

NGA MINUTA E 84 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

SANCHEZ 7 – Ai ndizet me momente dhe ne pjesen e pare prodhon pak. Nderkohe, mania per te bere diferencen duket se e perndjek per disa minuta.

Deri sa i vjen nje top i piset nga Lukakut te cilin ai e shfrytezon ne menyren me te mire dhe sjell avantazhin.

Me pas, fale Lukakut ai shenon perseri duke kaluar edhe njehere Sepen. Nje ndeshje e mrekullueshme duke qene se ishin golat e tij ato qe i dhane fitoren Interit.

NGA MINUTA E 75 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 5,5 – Nje top i mire per gol qe ne fillim por ai arrin me vonese.

Nderkohe, nuk futet mire ne loje sepse nuk e kontrollon mire topin per te ndihmuar shoket e skuadres. Gabon me shume nga sa duhet.

LUKAKU 6,5 – Edhe njehere tjeter ai merr Interin perdore dhe nuk eshte nje shaka per cdo mbrojtes. Kaos total per cdo kundershtar.

Ai gjen perballe nje Sepe te gatshem per ta ndaluar, por gjithesesi Lukaku eshte altruist dhe dy here sherben per shokun e skuadres dhe jep dy assiste sot.

Pune shume e mire per skuadren edhe ne lojen pa top. Nje ndeshje mjaft e mire perseri nga ai.

TRANJER CONTE 6,5 – E dinte shume mire qe do te ishte e veshtire qe ne pjese ne pare kur Interi gjeti nje Parma teper te kujdesshme.

Por duhej goli i Sanchez qe nata te ngjyrosej zikalter dhe futja e Vidal sikur erdhi ne momentin e duhur per skuadren.

Parma vlen me shume se klasifikimi qe ka dhe kjo fitore e Interit ishte e domosdoshme per te hedhur nje hap te madh perpara. Nderkohe merr edhe nje lajm te mire: asnje skualifikim.

PARMA: Sepe 6, Osorio 6, Bani 6, Valente 6,5 (dal 66′ Busi 6), Gagliolo 6 (dal 66′ Pezzella 6), Hernani 6,5 (dall’84’ Pellè sv), Brugman 5,5, Kurtic 6, Kucka 6 (dal 66′ Inglese 5,5), Karamoh 6, Man 6 (dal 46′ Mihaila 6). All. D’Aversa 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.