Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Shpeton vetem Asamoah, Brozovic eshte pak epik. Dalbert: ndihme! Lautaro…

NOTAT – Shpeton vetem Asamoah, Brozovic eshte pak epik. Dalbert: ndihme! Lautaro…
Bujar Berishaj

Interi e nis me hap fals ne Reggio Emilia kampionatin 2018/19 duke u mposhtur nga Sassuolo me rezultat 1-0 pas nje goli qe u shenua me penallti nga Berardi.

Keto jane notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 6: Sassuolo rrezikon por pritje te verteta nuk i duhet te bej. Eshte gati te bej ate qe do te ishte ndoshta pritja decisive por nuk arrin te ndal penalltine e Berardit.

D’AMBROSIO 5: Dalbert eshte nje protagonist jo per te mire ne te majte por edhe italiani eshte protagonist i nje ndeshje modeste. Shume pak ne mbrojtje, asgje ne sulm.

DE VRIJ 6: Ne krahasim me Mirandan eshte me mire dhe duket me ne forme. Eshte edhe afer golit te barazimit, me afer se sulmuesit zikalter.

MIRANDA 4,5: Shihet qe ka ardhur nga Boterori i Rusise. Nuk ia del dot ne nje kunder nje me Di Francescon dhe nuk duket shume i kthjellet ne zgjedhjet qe ben.

DALBERT 4: Shume keq. Berardi duket nje miks i Di Maria dhe Aguero, por meqe nuk eshte atehere nje pjese e madhe e pergjegjesise eshte e tij. Ne sulm shihet ndonjehere per disa krosime qe nuk mund te shihen me sy.

VECINO 5: Nuk eshte mire dhe eshte shume pak prezent ne fazen e sulmit. Duket si Vecino i pjeses se dyte te sezonit, duke lene ketu 20 majin anash.

BROZOVIC 5: Eshte nje ndeshje jo shume epike e kroatit, qe shihet se nuk eshte ne gjendjen me te mire fizike. Pak i lodhur dhe pa ndonje ide te mire per te propozuar.

POLITANO 5,5: Ndonjehere ben gjera te mira ndaj Rogerio por i mungon dicka ne fund per te qene me te vertete efikas.

LAUTARO MARTINEZ 5: E nis mire, duke fituar menjehere nje karton ne verdhe ne dem te kundershtarit. Por nje dallandyshe nuk sjell pranveren. E para ne Serie A per te nuk eshte e mire.

ASAMOAH 7: I vetmi qe ka dale ka fabrika dhe eshte gati. Nese citojme Spallettin gjithmone. Idete i ka te qarta, force fizike gjithashtu por edhe gjendja fizike me lart se mesatarja. Por eshte i vetmi.

ICARDI 5,5: Pati disa raste qe mund i kishte shnderruar ne gol mbi te gjitha. Por duket sikur eshte ende me pushime. I pafalshem goli tek krosi i Perisic.

PERISIC 6: Eshte i vetmi qe leviz pak me shume situaten ne sulm. Por eshte shume pak per te shpresuar tek nje mbremje tjeter.

KEITA 5,5: Hyn ne nje situate te kompromentuar per Interin. Nuk arrin dot te ndryshoje fatin e ndeshjes. Ben ndonje gje me shume sec duhet kur ka topin ne fush dhe nuk pason ne momentin kur shoket kane fushe te lire. Duhet te jete me shume nje lojtar skuadre.

KARAMOH – pa vote.

SPALLETTI 5: Zgjedh Dalbert dhe dergon perpara Asamoah por braziliani e tradheton. Nje zgjedhje qe e denoi menjehere vete. Ai e nderron ne pjesen e dyte por skuadra nuk e ka motorrin ne rregull. Problemi eshte tek kualiteti ne ndertimin e lojes dhe ky eshte nje problem i vjeter, mbi te gjitha kur Brozovic nuk eshte ne versionin e tij epik.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.