Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – “Skriniar monstruoz, Politano vlen per Champions. Brozo i lodhur. Lautaro keshtu luhet”.

NOTAT – “Skriniar monstruoz, Politano vlen per Champions. Brozo i lodhur. Lautaro keshtu luhet”.
Ardis
  • On 07/11/2018, 0:46

Keto jane notat per ndeshjen e Champions League, Inter-Barcelona:

HANDANOVIC 7 – Pret gjithcka qe mund te prese, me pas Malcom e ndeshkon me nje gjuajtje te shpejte, atehere kur dukej gjithcka e mbyllur. A mund te bente mrekulline edhe kunder Malcolm? Mund te ndodhte por goditja ishte e befasishme.

VRSALJKO 5.5 – Ne krahun e tij luan shpesh dhe me vullnet, favorit ndaj nje Coutinho nuk deperton ne ate zone. Por shume, shume krosa te gabuar.

SKRINIAR 8 – Monstruoz. Nuk lejon te kaloje asnje ne duelet nje kunder nje dhe angazhohet ne nje duel me Suarez. Sulmuesi eshte me te vertete numri nje ne bote, Skriniar rritet vazhdimisht ne nivele madheshtore per te treguar edhe njehere qe eshte nje mbrojtesit me te forte te planetit.

DE VRIJ 6 – Ashtu si Skriniar, do te meritonte nje note me te larte. Por performanca e tij prishet ne momentin e daljes se parakohshme ne rastin e golit te avantazhit katalanas.

ASAMOAH 5.5 – Vuan goxha depertimet e Dembele, me pas futet Malcolm dhe situata nuk eshte se permisohet me shume.

VECINO 6 – Gabon shpesh veprime elementare, Presingu i Barcelones eshte asfiksues por vanzhdon te jape kontributin e tij, pikerisht ne fund nderhyn ne golin e Icardit.

BROZOVIC 5 – Nje dite negative per epic Brozo, menjehere ngelet pa fryme, shikohet qe ne minutat e para. nuk hyn asnjehere ne ndeshje, Barcelona i merr frymen.

POLITANO 6.5 – San Siro me te drejte, e duartroket e bindur kur del nga fusha. Luan ne menyren e duhur per ti krijuar veshtiresi Barcelones. Dhe e demonstron qe eshte lojtar qe vlen per skenarin e Champions League.

NAINGGOLAN 5 – Provon te vendose te gjithe njohurite ne dispozicion por rekuperimi i shpejte e penalizon. nuk eshte ai dhe duket. Vazhdon te udheheqe derisa zevendesohet pa krijuar ndonje gje.

PERISIC 6.5 – Nje pjese e mire e aksioneve te Interit kalon nga kembet e tij. I mungon shtytja finale per te realizuar krosin e duhur ose finalizimin por performanca eshte ne menyre decizive superiore ne krahasim me ndeshjet e fundit.

ICARDI 7- Nje i vetem, top qe mund te luhet dhe menjehere gol. Pergjigjia perfekte ndaj pyetjes: Por Icardi do te realizoje gol ne Champions? Po, pa asnje problem.

BORJA VALERO 6.5- Nje impakt optimal mbi ndeshjen, sic i ndodh shpesh. Illuminues dhe prezent.

CANDREVA – PA VOTE

LAUTARO 6.5 – Eshte pjesemarres ne aksionin e golit, duke shfrytezuar ne maksimum ato pak minuta ne dispozicion. Klas dhe grinte ne sherbim te skuadres: keshtu luhet.

SPALLETTI 7 – I ka ndryshuar mendjen nje skuadre qe deri ne gjysem te sezonit te kaluar kishte frike nga hija e saj. Tashme ai gjendet poshte Barcelones, por nuk vdes kurre. Nuk ka mbaruar derisa sa te mbaroje: leksioni i Luciano-s nga Certaldo po futet ne mendjen e lojtareve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.