Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Super Johnny, konfirmohet Ranocchia. Te gjithe mire

NOTAT – Super Johnny, konfirmohet Ranocchia. Te gjithe mire

| On 15, Mar 2014

7

Handanovic

Pa pune gjate gjithe ndeshjes, kenaqet me lojen e bukur te shokeve te skuadres. Pastaj vendos qe deshiron edhe ai te behet pjese, dhe ben dy pritje te mrekullueshme!
7

Rolando

Tani nuk po na surprizon me. Paraqitjet e mira jane bere te zakonshme. I sigurt ne cdo moment dhe me personalitet ne rritje nga ndeshja ne ndeshje. Mendohej se Boterorin do e shikonte ne TV, ndersa tani do e luaje si titullar.
7,5

Ranocchia

Duket si nje vullkan gati te shpertheje. Ka nje motivim te jashtezakonshem qe duket sikur kthehet ne inat. Dhe ata qe e pesojne, jane ne fillim Immobile dhe sot Toni. Nje Ranocchia keshtu nuk mund te mungoje ne Boteror…
6,5

Campagnaro

Iturbe eshte nje klient i rrezikshem, i ngritur ne qiell nga gazetat gjate gjithe javes. Por Campagnaro i qendron gjithmone perpara dhe Iturbe duket sikur perplaset me nje mur.
7,5

Jonathan

Nje gol dhe nje assist. Cfare mund te kerkojme me teper. Shume fatkeq Albertazzi, i cili driblohet e ridriblohet pa fund.
6

Guarin

Vendosmerisht nje grade me poshte se shoket e tij. Megjithate, nuk mungon aspak perkushtimi dhe kjo duket ne kilometrat e pafund qe ben ne fushe. Megjithate, gjuajtjet nuk jane ne destinacion, dhe ka shume, shume vend per permiresim.
7

Cambiasso

Topa te humbur = 0. Topa te rekuperuar = pafund. Nuk mund t’ja lejojme vetes asnjehere te humbasim nje lojtar si Cuchu. Lider ne mesfushe, dhe gjithmone i besueshem.
7

Hernanes

Eshte me te vertet nje lider. Edhe kur nuk eshte ne formen me te mire, prezenca e tij ne fushe ndjehet dhe tremb kundershtaret. Pjesa e pare per noten 5, e dyta per 8. Vetem fati i mohon golin e pare me fanellen zikalter.
6

D’Ambrosio

Debutim i kenaqshem. Ishte ndeshja e pare si titullar dhe ndoshta nuk mungonin emocionet. Mundohet te mos gaboje asgje dhe ja del, por duhet thene se ne fazen sulmuese duket pak.
6,5

Palacio

Ben bingo me tentativen e pare. Pastaj pak levizje klasi, edhe pse lufton pa fund ne te gjithe fushen. Megjithate, ajo qe ka rendesi eshte qe golin e pare e shenon ai. Nje dhurate e bukur per rinovimin.
6

Icardi

Fillon me 100 km ne ore dhe krijon dy raste me koke (1 ne traverse). Pastaj humbet pak, duke marzitur edhe Mazzarrin, sepse sipas tij nuk po respekton detyren. Por duhet thene qe nuk eshte sherbyer shume. Ndeshja ishte ne kasaforte, dhe u bene shume goditje nga jashte zone.

Zevendesuesit

6

(70′) Zanetti

20 minuta per kapitenin dhe nje ndeshje me intensitet normal.
7

(74′) Kovacic

Futet ne fushe me intensitetin e duhur. Sa here prek topin tregon klas, i mungon vetem gjuajtja, por per nje lojtar 19 vjecar eshte normale.
PV

(91′) Kuzmanovic

Shume pak minuta per te gjykuar

Trajneri

6,5

Mazzarri

Hap vendimtar perpara ne rezultat por mbi te gjitha ne loje. Interi i tij kontrollon ndeshjen per pjesen me te madhe, duke eliminuar pothuajse plotesisht kundershtaret. Nje paraqitje e mire, qe ai do te donte te ishte perfekte, prandaj kercen si i cmendur, edhe kur rezultati eshte 0-2. Sinjal shume i mire.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.