Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,847 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Notat: Taider ‘ngec’, Rolando pelqehet edhe me shume. Mazzarri-Thohir, ka akoma per tu folur…

Notat: Taider ‘ngec’, Rolando pelqehet edhe me shume. Mazzarri-Thohir, ka akoma per tu folur…
Donald Elmazi

Handanovic 6,5: Gjithmone i kujdesshem, shpeton Interin nga Rolando Bianchi dhe per pak nuk arrin te mohoje gjuajtjen e Kone.

Campagnaro 6: Nuk eshte ne versionin e tij me te mire dhe duket. E mbron me vuajtje fushen por eshte nje Campagnaro ne versionin e reduktuar.

Rolando 6,5: Vazhdon te jete ajo supriza e pelqyeshme e kesaj periudhe. Ranocchia duhet te punoje shume qe te ruaje vendin e titullarit.

Juan 5,5: Shume i pafat me traversen ne fund te ndeshjes, i pa kujdesshem ne 90 minuta.

Jonathan 6,5: Pjesa e pare eshte prej spektatori pa bilete, pjesa e dyte eshte prej aktori protagonist. Dhe pas golit eshte nje urragan.

Taider 5: Mbase e ndjente shume rikthimin ne Bologna por eshte konfuz dhe irritues. Ndeshja e tij i eshte dashur te mbaroje pas 10 minutash: falet por paraqitja nuk permirsohet.

Cambiasso 6: Me pak furnizues se sa versioni primar i pare kohet e fundit.

Alvarez 6: Edhe ai tregon disa caste negative: shume gjera te bukura kur ka topin ne kembe por kalon edhe pauza te shumta.

Nagatomo pvI ndalur nga nje demtim ne pulpe perpara se te tregonte paraqitjen e tij.

Guarin 6: Ne kete ndeshje eshte cdo gje Guarin. Goditja bombe nga faulli ne traverse, sulmet e bera me vendosshmeri, topat e humbur naivisht dhe gjuajtjet per tu harruar. Por, ne krahasim me versionin e pare ne fillim te vitit eshte shume me mire, mundohet jashtzakonisht shume dhe me bindje.

Palacio 5,5Humbet dy raste te pastra goli qe duken te bere dhe eshte me pak deciziv se sa jemi mesuar.

Pereira 5,5: Nuk kuptohet se pse e pret kundershtarin per te dhene kros. Ben dicka te duhur dhe me pas fshihet nga nje gje e gabuar. Krijon konfuzion.

Kovacic 5,5Futet pak ne loje dhe eshte dukshme.

Belfodil pv.

Mazzarri 6: Skuadra krijon, prodhon loje dhe topa per gol. Por eshte me pak brilante se ne fillim te sezonit dhe ndryshimet nuk jane ne lartesine e duhur. Mirese te vijne mbledhjet e merkatos me Thohir sepse skuadra ka identitet dhe me perforcimet e duhura Champions mund te arrihet.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.