
NOTAT – The Big Rom eshte mbreti i Milanos, por njeriu i ndeshjes sot ishte nje tjeter!
Interi dergon Milanin ne shtepi me nje fitore te mrekullueshme dhe kualifikohet ne raundin tjeter te Kupes se Italise.
Nderkohe, keto jane notat e zikalterve:
HANDANOVIC 6 – E shikon mire gjuajtjen e pare nga Leao, por ajo ishte jashte. Nderkohe, te goli i Ibres si gjithmone i palevizur. Ndoshta skishte cfare te bente vertete kesaj radhe.
Qe te goli i Milanit dhe prapa, mund te ishte ulur edhe ne tribune sepse nuk ben me praktikisht asgje por qendron i vetem ne te ftohte.
SKRINIAR 6,5 – Duhet te luaje shpesh here kunder dy lojtareve: Leao dhe Theo, por ai e ben punen e tij me perpikmeri.
Nuk vuan pothuajse asnjehere e mbase ka edhe ndihmen e duhur nga shoket e skuadres qe nuk e vuan aspak prezencen e dy lojtareve te shpejte si ata.
DE VRIJ 6,5 – Ibrahimovic eshte nje kundershtar aspak i lehte, dhe ai arriti ta mbante ne hije deri te 1-0, ku gaboi shoku i tij i skuadres.
Mbron mire pozicionin sot dhe ben nje ndeshje te kenaqshme.
KOLAROV 5,5 – Rikthehet ne fushe si titullar pas shume javesh me qellim per te harruar ate derbi shkatrrimtar ne Serie A, por misioni deshton qe ne 30 minutat e para.”
“Ai vonohet shume te Ibra dhe me pas e mbyll ndeshjen me nje note te ulet. Tenton te ndihmoje skuadren me pas, por ai gabim peshon shume.”
NGA MINUTA E 92 ASHLEY YOUNG – Pa vote.
DARMIAN 5,5 – E kupton qe nuk do te jete nje nate e lehte qe ne minutat e para, kur kerkohet qe te kontrolloje fuqine dhe shpejtesine e Hernandez.
Provon shpesh here te sulmoje, por pa sukses sepse gabon shume. Per kete e nxjer edhe Conte nga fusha e lojes qe ne fund te pjeses se pare.
NGA MINUTA E 45 ACHRAF HAKIMI ME NOTEN 6,5 – Conte e fut ne fushe per te kerkuar te ndryshoje xhirot e motorit ne te djathte dhe ai pergjigjet menjehere mire me nje kros te bukur per Sanchez.
Krijon shume pasiguri ne anen e Theo Hernandez, por ky i fundit detyrohet te rrije me shume prapa prej tij. Mire sot.
BARELLA 7 – Ne lojen dyshe sot tregohet edhe me shume fizik se Kessie, por inteligjenca taktike dhe reaktiviteti i tij i mbajne lojen atij.
Merr shume goditje, por nuk pyet. Ndihmon Interin si prapa e si perpara. Nje nate shume e mire per te sot. Ishte ai qe fitoi edhe penalltine.
BROZOVIC 6,5 – Per Conten eshte nje lojtar i pazevendesueshem. Pavarsisht se kishte Brahim Diaz nga pas ne cdo moment, ai aplikohet shume mire sot.
I afrohet nje goli teper te bukur me nje gjuajtje ne ajer, por ishte shume pa fat.
NGA MINUTA E 87 CHRISTIAN ERIKSEN ME NOTEN 7,5 – Eshte ai man of the match. E fiton kete titull ne pak minuta, por ofroi nje klas te paimagjinueshem.
Beri nje goditje perfekte denimi dhe e dergoi Interin ne gjysmefinale. Carpe diem.
VIDAL 6 – Ne fillim e ka pak te veshtire te gjeje pozicionin e duhur ne fushe, duke marre edhe disa ulerima nga Conte.
Por me pas ndihmon shume skuadren duke pastruar topa dhe duke bere shume pune pa top. E si mund te ishte ndryshe: ishte i vetmi nga lojtaret qe u fut ne mes te Ibres dhe Lukaku per te ndihmuar belgun qe sot skishte shume nevoje per hir te vertetes.
PERISIC 5 – Eshte nje nga ndryshimet e formacionit qe kishte menduar Conte. Sot kishte te bente perballe me Dalot dhe Saelemakers: pas disa minutash te para, ben disa gjera te bukura por me pas humbet totalisht.
NGA MINUTA E 67 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN – Ai i fut ne cakordim total mbrojtesat e Piolit dhe ishte pikerisht ai qe fitoi ate faull te transformuar ne gol nga Eriksen.
Por ka bere nje ndeshje te mire dhe u afrua madje edhe me golin, por Tatarusanu ishte ne diten e tij sot.
SANCHEZ 6,5 – Ka nje shans te madh sot per te ndricuar ne derbin e Milanos. E nis shume mire dhe gjendet ne menyre perfekte me Lukakun.
Ai leviz me logjike dhe e ka te programuar cdo pasim. I afrohet edhe golit. Sot kemi pare copeza te Sanchezit te vertete.
LUKAKU 7 – Eshte referimi i Interit ne sulm dhe perplaset shume me Romagnolin. Por sot ndalet disa here nga Tatarusanu qe ishte ne nje dite spektakolare.
Nervozohet nga Ibra, e humbet mendjen si kurre me pare ne karrieren e tij por ai qe e peson eshte suedezi qe braktis skuadren.
Ai ja mbyll gojen ne fushe duke shenuar dhe duke u kualifikuar..
TRANJER CONTE 7 – Ai vendos te beje nje turnover edhe pse ishte nje derbi: ndryshoi rreth nje te treten e skuadres dhe Interi luan mire.
Edhe pse peson nje gol ne 45 minuta te para, zikalterit e kishin gjithmone lojen ne kontroll por ishin te pafat si gjithmone para porte por edhe te pasakte.
Futja e Hakimit ndryshon shume gjera, por ne fund futja e Lautaros dhe Eriksen si dhe ndryshimi i modulit ben qe Interi te marre gjysmefinalen. A te jete kjo hera e duhur?
MILAN: Tatarusanu 7; Dalot 5,5, Kjaer 5 (dal 19′ Tomori 6), Romagnoli 6,5, Hernandez 6; Meite 5,5, Kessie 6; Saelemakers 5 (dall’84 Castillejo sv), Diaz 5,5 (dal 60′ Rebic 5), Leao 5,5 (dall’64 Krunic 5); Ibrahimovic 2. All. Pioli 6.