Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

747 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Tre lojtare sot ishin nje skandal i vertete! Por ai qe beri me shume pershtypje ishte Hakimi qe…

NOTAT – Tre lojtare sot ishin nje skandal i vertete! Por ai qe beri me shume pershtypje ishte Hakimi qe…
Inter Club Staff

Interi nuk ka arritur te fitoje dot ndaj Udineses ne transferten e Friulit dhe zikalterit nuk kane shkuar dot me shume se sa nje barazim me rrjeta te paprekura.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve zikalter:

HANDANOVIC 6 – Pasi eshte arkivuar celan sheet prestigjoz kunder Juventusit, ai rikthehet si nje ish-lojtar ne qytetin ku ka luajtur per shume vite.

Ne 45 minutat e para nuk ben asgje, sepse nuk peson asnje goditje te porte. Nderkohe, frike te gjuajtja e De Paul qe ai si zakonisht e ndjek vetem me sy…

SKRINIAR 6 – Deulofeu dhe Lasagna jane me te shpejte se ai, motiv ky qe ai nuk del shume metra perpara.

Vazhdon te studioje dhe te interpretoje ne menyre shume te mire rolin e ri tek mbrojtja me tre dhe tenton edhe vertikalizimin.

DE VRIJ 6,5 – Na fazen e ndertimit te lojes ai eshte nje arme me shume, ashtu si tregon edhe topi gjenial per Lautaron por qe argjentinasi ishte ne pozicion jashte loje.

Gjithmone i sigurt, lexon me perpara levizjet e kundershtareve te drejtuar nga tekniku Gotti.

BASTONI 5,5 – Pas nje jave plot me komplimente per ndeshjen ndaj Juves, rrezikon te marre nje jave plot me kritika per ate gabim prapa qe per fat te mire u ndalua me dore nga de Paul.

Prepotent ne raste te tjera, dhe here pas here gabon duke luajtur topa qe nuk duhen.

HAKIMI 5 – Ne mengjes emri i tij doli ne cdo gazete dhe perfundoi deri ne komunikata zyrtare, por ne Udine ai nuk ishte ne formen e tij me te mire.

Kur prezantohet, duket sikur do te beje dicka me shume se te tjeret, por gabon cdo gje qe prek sot. Gjithesesi, i afrohet perseri golit.

BARELLA 6,5 – Nje paraqitje shume e mire me Juventusin vetem mund te karikoje nje si ai, qe kesaj radhe gjen perballe nje kundershtar te veshtire si Pereyra.

Gabon ndonje pasim por me kalimin e kohes fillon te permiresohet gjate lojes dhe me personalitet gjen pozicionin e duhur ne fushe.

Sot me krosat nuk arrin gje, por per pak sa nuk shenon nje nga golat me te bukur te sezonit te ai top qe i erdhi ne ajer.

BROZOVIC 6,5 – Eshte njeriu qe kerkohet ne kohet e veshtiresise per te gjetur drejtesi dhe rregull e eshte ai qe ndihmon edhe mbrojtjen per te dale.

E drejton mire ne trafik topin, edhe pse fusha ishte e rende. Nuk humbet as kundershtaret ne markim. I cmuar sot.

VIDAL 5,5 – Vinte nga tre ndeshje radhazi ne Kupen e Italise dhe kampionat, kishte moral, por me pak precizion.

Ka detyren qe te ndaloje idete e De Paul qe ne nisje. Edhe pse e ndalon, sot vuajti lodhjen dhe u largua me nervozizem nga fusha e lojes.

NGA MINUTA E 70 STEFANO SENSI ME NOTEN 6 – Conte beson tek ai per freski dhe fantazi per te zhbllokuar nje ndeshje te bllokuar. E rrit dinamizmin, por asgje me shume.

YOUNG 5 – Conte e preferon edhe njehere perpara Darmian ne krahun e majte dhe aty ai lufton me Larsen.

Asnjehere nuk merr krahun me vullnet dhe nuk arrin as te jete i rrezikshem ne ato pak here qe i del ndonje top i luajtshem.

NGA MINUTA E 70 IVAN PERISIC ME NOTEN 5 – Hyrja e tij ne fushen e lojes erdhi si pasoje e nevojes per te rritur xhirot ne krah.

Por ai gabon pothuajse cdo dalje. Nuk prezantohet me urine e duhur per kete ndeshje.

LAUTARO 5,5 – Provon qe te fshije gabimet e shumta duke tentuar te munde Musson, por kur e ben kete, ishte ne pozicion jashte loje.

Gjithesesi, sot leviz mire ne repartin e tij, por Musso i heq te drejten e golit me nje pritje te mrekullueshme.

NGA MINUTA E 70 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6 – Rikthehet ne shtepine e tij te pare italiane per te tentuar golin e ishit.

Ai arrin qe te ndihmoje pak skuadren ne sulm, duke gjetur te lire Hakimin, por vetem kaq. Me shume nuk mundi te bente.

LUKAKU 5,5 – Kalon pjesen me te madhe te ndeshjes ne hije, duke levizur ne kembet e mbrojtesave friulan qe e mbanin dy e nga dy.

Bonifazi dhe De Maio e mbajne mire sot, duke ja bere jeten e komplikuar. Por keq edhe shoket qe nuk e gjejne asnjehere.

TRANJERI CONTE 5 – Ai beson te te njejtet lojtare, te ata qe i japin me siguri: pra, te skuadra qe asfaltoi Juventusin te dielen.

Tranjeri vuri keshtu ndeshjen me Milanin ne plan te dyte, duke u fokusuar te Udinese. Por 45 minutat e para nuk ishin te luajtur mire dhe ne pjesen e dyte Interi kishte shume pasiguri.

Mbase sot i vonoi zevendesimet, duke i bere vetem 20 minuta nga fundi. Nuk perfiton nga humbja e thelle e Milanit, por merr edhe nej karton te kuq ne fund. Keq sot.

UDINESE: Musso 7; Becao 5, Bonifazi 6,5 (dal 62′ De Maio 6), Samir 5,5; Larsen 5,5 (dal 78′ Nuytinck sv), De Paul 6, Arslan 5 (dal 33′ Wallace 5,5), Pereyra 6, Zeegelaar 5 (dal 78′ Molina sv); Deulofeu 5 (dal 62′ Mandragora 6); Lasagna 5. All. Gotti 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.