Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,204 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Vecino, njeriu i ndeshjeve te medha. De Vrij nje mur. Lautaro dhe Politano kudo!

NOTAT – Vecino, njeriu i ndeshjeve te medha. De Vrij nje mur. Lautaro dhe Politano kudo!
Inter Club Staff

Interi dominon totalisht Milanin duke derguar ne shtepi 80.000 tifoze te Milanit qe ishin prezent sot ne Meazza per te pare derbin qe luhej ne shtepine e tyre. 

Nderkohe, keto kane qene notat sipas FcInterNews:

HANDANOVIC 7 – Pret me te gjitha menyrat. Me kembe, me berryl, me gjithcka.

D’AMBROSIO 7 – Shenon golin e ndeshjes me nje shpetim te jashtezakonshem te vija a portes. Britma e tij na kthen mbrapa te Lucio ne Inter-Barcelona te 2010.

DE VRIJ 7.5 – Pas gabimit ne Europe, dhuron nje paraqitje fantastike. Nje mur i vertete, ashtu sic ka qene gjithe kete sezon, dhe kete here gjen edhe nje super gol.

SKRINIAR 7 – Nuk i le asnje hapesire Piatek dhe udheheq mbrojtjen dhe gjithe skuadren. Nje lider i vertete.

ASAMOAH 6.5 – Nje ndeshje solide qe kishim disa kohe qe nuk e shikonim tek ai. Nuk humbet asnje kontrast dhe eshte gjithmone i qarte ne veprimet e tij.

GAGLIARDINI 7 –  Cfare ndeshje! Per te mos u besuar. Nis aksionin, mbron, perfshihet gjithmone ne aksion dhe eshte gjithmone ne qender te lojes. Duket sikur ishte kthyer ai i ndeshjeve te para me Interin, qe kishte kohe qe ishte zhdukur.

BROZOVIC 6.5 – Demtimi e ka bere te shtrengoje dhembet dhe eshte praktikisht me gjysem sherbimi. Por ben nje ndeshje te mire, mban skuadren lart dhe eshte shume i qarte.

VECINO 7.5 – Pjesa e pare fantastike. Shenon golin e pare, per pak sa nuk dyfishon, dhe cmend Milanin ne pozicionin e studiuar nga Spalletti.

POLITANO 7.5: Vrapon si i cmendur, por kete rradhe eshte edhe shume efikas. E vendos ne veshtiresi gjate gjithe ndeshjes Rodriguez dhe fiton edhe penalltine e kthyer ne gol nga Lautaro.

LAUTARO 7.5: Ishte debutimi i tij ne derbi, por nuk e vuan aspak dhe luan nje ndeshje fantastike! Super i forte!

PERISIC 6.5: Jep ne fushe gjithcka qe ka. Ne sulm, ne mbrojtje, ne mesfushe. Nese do e bente gjithmone, nuk do hapej asnje diskutim per te.

BORJA VALERO 6: Hyn ne momentin me te nxehte te ndeshjes dhe mundohet ta ftohe.

CANDREVA: Pa vote

RANOCCHIA: Pa vote

SPALLETTI 8: Ne 60 minutat e para Gattuso nuk ka kuptuar asgje. Kjo fitore eshte edhe e tij, sidomos me levizjen Vecino ne ate pozicion. Ja del ne momentin qe Interit duhet oksigjen per te qendruar gjalle. Por pyetja eshte: kur lojtaret jane ne gjendje te ofrojne paraqitje te ketij lloji, pse Inter nuk luan gjithmone keshtu?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.