Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Vetem nje lojtar me i keqi ne fushe, te tjeret super: Por ylli i vertete ka vetem nje emer!

NOTAT – Vetem nje lojtar me i keqi ne fushe, te tjeret super: Por ylli i vertete ka vetem nje emer!
Inter Club Staff

Interi fiton nje ndeshje shume te bukur me Beneventon 5-2 duke dhuruar nje paraqitje spektakolare edhe pse shqeteson pas mbrojtja dhe Handanovic.

Nderkohe, keto kane qene notat e ndeshjes ku bie ne sy se vetem nje lojtar ka zhgenjyer me shume se te tjeret.

HANDANOVIC 5,5 – Ai eshte nje note e stonuar ne nje pasdite te bukur. Arrin te hape ne leter nje ndeshje te mbyllur.

Ai i fal golin ep are Caprarit me nje levizje qe askush nuk e kuptoi. Por ndodh te gabosh, kete e kuptojme.

Ajo qe nuk kuptojme eshte se si ne moshen 36 vjecare mund te besh ate gabim me aq shume eksperience mbi shpine. U rrit ne pjesen e dyte me tre nderhyrje jo shume te lehta.

SKRINIAR 6 – Nje moment jo i lehte psikologjikisht per te, pavarsisht se Ausilio perseri mohoi te gjithe zerat per largimin e tij dhe tha se do te qendroje.

Nderrkohe, sigurine ai e shfaq shume mire ne kete ndeshje ndaj Beneventos te cilen e luan ne menyre te ndershme dhe mbase shume energjik.

Beri ndonje faull me shume nga sa duhej, por gjithmone ne kembe. Mire edhe ne lojen ne ajer sot. Note kaluese.

DE VRIJ 6 – Mire se rikthehesh ne shtepine tende, ne qender te mbrojtjes. Gabon ndonjehere me pastimet ne zone, sidomos kur shtrigat rrisin presingun e tyre.

Por ne kompleks mbron mire duke mos e lene te rrotullohet fare Moncinin dhe shpesh here e mbyll totalisht sulmuesin qe ka perballe.

KOLAROV 6 – Atij i duhen pak sekonda per te nisur nje top te mrekullueshem 60 metra si gjeometer i vertete dhe nga aty lind goli i shpejte i zikalterve.

Shume mire ne dalje, kerkon qe te largoje dyshimet me kete ndeshje, por kete gje duhet ta beje ne vazhdimesi.

Nderkohe, jo mire ne disa fragmente te caktuara kur Moncini godet shtyllen per shembull apo kur Letizia per pak shenon nga krahu i tij.

HAKIMI 7,5 – Shkon e vjen e askush nuk e kap dot me. Nje levizje pothuajse elementare ben dhe e rrezon totalisht mbrojtjen e anes se majte te Beneventos qe ne fillim kishte Barban dhe pastaj Letizian.

Nje assist dhe nje gol ne syte e maestro Inzaghit qe do e kishte enderruar nje si ai ne kohen e tij.

Por per pak nuk dergon ne gol edhe Perisic qe gabon nga 2 metra larg portes. Shume i perqendruar edhe prapa ne mbrojtje.

GAGLIARDINI 7,5 – Nje assist dhe nje gol. Por edhe nje traverse. Kush e ka pare me dyshime prezencen e tij ne fushe, do duhet te kafshoje gjuhen te pakten sot sepse ka qene me te vertete shume mire ne fushen e lojes.

Nuk eshte nje fenomen, kete e dime tashme, por ne kete mesfushe mund te beje mire kur ka njerez kualitativ afer.

NGA MINUTA E 81 ERIKSEN ME NOTEN 6 – Me nje levizje spektakolare per pak shenon golin me te bukur te javes ne Serie A. Sa keq, sepse ka shume nevoje.

VIDAL 7 – E interpreton lojen e mesfushorit mediano ne perfeksion. Del pak, mban skuadren, e interpreton ne perpikmeri rolin dhe ben nderhyrje te pastra edhe nen presion.

Sa keq per golin e gabuar nga pak metra, por debutimi i tij nga minuta e pare te jep shprese edhe per te adhmen. Nderkohe demtimi, jo.

NGA MINUTA E 52 BARELLA ME NOTEN 6 – Fut energji ne fushen e lojes por edhe kualitet ne mesfushe.

Provon qe te nise manovren zikalter duke vene ne kembet e Sanchez nje top te arte, por ky i fundit gabon dhe nuk shenon. Sa keq.

YOUNG 7 – Sot luan shume mire dhe prapa ben ne menyre perfekte mbylljet. Dy assist per te sot dhe nje pike referimi per krahun e majte.

Eshte mire dhe luan me qetesi. Shoket e kerkojne shpesh. Nuk eshte nje ceshtje e vecuar fakti qe Conte i jep besim.

NGA MINUTA E 65 IVAN PERISIC ME NOTEN 5,5 – Nga ai bie ne sy sponda per Gagliardinin te traversa dhe gabimi i pafalshem perpara portes pas assistit te mrekullueshem te Hakimit.

SENSI 6 – E fillon me nje assist te cmendur per lojtarin kundershtar Insigne ne qender te zones qe mund te kishte ndryshuar gjithcka per Interin sot.

Por aty ja kalon paq. E fillon keq por e perfundon mire. Me kalimin e minutave rritet ndjeshem ne lojen e tij. Behet me konservativ.

NGA MINUTA E 65 MARCELO BROZOVIC ME NOTEN 5,5 – Ai i jep urdhra mesfushes duke rregulluar ritmet, por me pas gabon nje top qe ben qe Lapadula te shenoje. Keq.

SANCHEZ 7 – Kercen me topin, duket dhe zhduket, leviz si regjist sulmues dhe ben distributorrin e cokollatave per shoket e skuadres.

I mungon vetem goli, qe i afrohet shume here ne pjesen e dyte. Por eshte nje lojtar i besueshem me nje talent te jashtezakonshem. Do i beje shume pune Interit.

LUKAKU 7,5 – Topin e pare qe prek e fut ne porte, por per tu vene re edhe intuita e Gagliardinit qe e ndihmon per te arritur te goli i dyte.

Nderkohe, shume pune e piset perpara duke ndihmuar shoket sa here te dalin pa problem perpara.

NGA MINUTA E 65 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 6,5 – Ai nuk ka si mungon ne nje nate si kjo dhe sa futet me nje levizje klasike te repertorit te tij shenon nje gol. Shume i ngjashem me ate qe i beri Fiorentines.

TRANJERI CONTE 6,5 – Vazhdon kerkimi i ekuilibrit per skuadren, por ai privilegjon fazen sulmuese dhe vazhdon te beje zgjedhje me shume per te shenuar se sa per te mbrojtur rezultatin.

Pavarsisht se Interi ben nje turnover te thelle, djemte e tij krijojne nje mal me raste, dhe shenojne duke humbur edhe shume raste.

Prapa nderkohe ka shume renie perqenrimi gjate ndeshjes. Dy golat per Beneventon vijne nga dy gabime te Interit. Ka shume per te punuar por kur Interi sulmon eshte nje spektakel i vertete.

BENEVENTO: Montipò 5, Maggio 5 (dal 46′ Foulon 6), Glik 5,5, Caldirola 5,5, Barba 5 (dal 37′ Letizia 5,5), Ionita 6, Schiattarella 6, Dabo 6 (dal 70′ Hetemaj 5,5), Insigne 5 (dal 46′ Tuia 5,5), Caprari 6,5, Moncini 6 (dal 63′ Lapadula 5). All. Inzaghi 5,5

ARBITRI: PICCININI 4 – Pa me te voglin dyshim, nga te gjithe qeniet njerezore ne fushen e lojes ai kishte me pak lidhje me futbollin.

Ishte nje ndeshje pa shume histori, por ai futet ne te duke bere disa gabime te pashpjegueshme. Ne fillim, i mohon golin e trete Lukakut.

Me pas, nje prekje e topit e dyfishte nuk shihet ne zone. E te mos harrojme edhe faullin qe nuk ekzistoi te Sensit ndaj portierit. Me mire te permiresohet nese do te beje karriere ne kete detyre.

ASISTENT: Mondin 6 – Mastrodonato 6

VAR: Nasca 5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.