Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

949 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Vidal pa meshire dhe Barella me Bastoni dy TOP PLAYER. Conte nderkohe i jep mesim total Andrea Pirlos!

NOTAT – Vidal pa meshire dhe Barella me Bastoni dy TOP PLAYER. Conte nderkohe i jep mesim total Andrea Pirlos!
Inter Club Staff

Nje Inter i mrekullueshem ne fushen e lojes anullon totalisht nje Juventus ne Meazza duke marre tre piket ne shtepi.

Sot ama nuk shkelqeu vetem Interi, por edhe tranjeri Conte me zgjedhjet e tij qe i dha nje leksion te paster Pirlos.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes: 

HANDANOVIC 6,5 – E nis ndeshjen e tij duke pare shoket se si luajne futboll sepse nuk vihet pothuajse asnjehere ne prove.

Duhet te vije minuta e 85 qe ai te beje nje pritje, kur pret ndaj Chiesas nje gol te sigurt duke zgjuar edhe njehere ato instiktet e portierit te madh qe i kishte vene ne gjume prej disa kohesh.

Shume mire sot. Mbajti porten te paprekur me nje pritje spektakolare.

SKRINIAR 6,5 – Cristiano Ronaldo niset fillimisht nga zona e tij, por ai administron totalisht sikur kishte perballe ndonje lojtar te zakonshem.

Por nje Skriniar fenomenal sot e vuan edhe Moratta, qe u zhduk diku mes xhepit te tij dhe te de Vrij. Luan nje ndeshje teper te madhe.

DE VRIJ 6,5 – Drejton nje mbrojtje dhe kontrollon fillimet e sulmit te Interit. CR7 humbet dhe bashke me te edhe Morata.

Nuk gabon pothuajse asgje sot, dhe ashtu qete-qete i jep Interit nje dore ne cdo daze te lojes. Ben shume pak gabime.

BASTONI 7,5 – Ne leximet ne mbrojtje te jep gjithmone siguri, duke dale nga situata te komplikuara me shume kthjelltesi.

Eviton gjithmone te hedhe topin kot po gjen shoket paster dhe sakte. Kur vendos qe te nise nje top te gjate ne pjesen e dyte, mbase jep nje nga assistet me te bukura te Serie A per Barella qe me pas shenon.

Fenomenal. Nje TOP PLAYER sot per Interin ne fushen e lojes.

HAKIMI 6,5 – Kjo ishte nje nate ku treni maroken kishte perballe te riun Frabotta dhe ekspertin RAmsey, te cilet u futen ne kaos sa here ai kishte topin ne kembe.

Ka marre pjese ne menyre aktive pothuajse ne cdo manovrim ne sulm dhe ka qene pikerisht ai qe nisi edhe aksionin per golin e pare.

BARELLA 8 – Bentancur dhe Rabiot kane ndonje centimeter me shume e ndonje kile me shume, por kujt i plasi?

Ai eshte nje luftetar i vertet qe nuk ndalet kurre se vrapuari. Kembet e tij jane delikate dhe nuk i intereson fare nese merr ndonje goditje.

Pas atij pasimi te mrekullueshem per Lukaku ne Kupen e Italise, ja te vjen edhe nje tjeter magji e tij per Vidal.

Por nuk kenaqet me kaq, aspak. Ai gjen edhe golin pas nje nisje te mrekullueshme te Bastonit. Me te vertete nje lojtar i madh tashme. Duhet ta pranojme.

BROZOVIC 7 – Ai mori ne dore perseri kabinen e regjise duke ulur Eriksen ne pankine. Ulet dhe ngrihet ne fushe, duke diktuar ritmin e lojes.

Ai gjuan disa here, por pa shume saktesi. Gjithesesi, nota e tij varet nga shume gjera te tjera e jo vetem nga gjuajtje. Edhe ai, shume mire sot.

VIDAL 7,5 – Takohet me dashurine e vjeter vetem pak dite pasi kishte gjetur gezimin e tij te pare me Interin ndaj Fiorentines.

Por kesaj radhe nuk tradhetohet aspak nga emocionet: perqafohet me ish-shoket para ndeshjes por me pas e fut ate top me dhune ne porte pa meshire, duke respektuar ligjin e ishit.

E kur duhet te fuse kemben, ai nuk terhiqet asnjehere prapa.

NGA MINUTA E 76 ROBERTO GAGLIARDINI – Pa vote.

YOUNG 6 – Detyra e tij e pare ishte qe te ndalonte shperthimet e Chiesas, por duke vene ne veshtiresi edhe Danilon.

Te parin e ndalon dy here duke e frikesuar dhe te dytin e zhduk totalisht. Por ai perfiton edhe ne sulm, ku ka qene nje ndihme teper e madhe per Interin.

NGA MINUTA E 72 MATTEO DARMIAN ME NOTEN 6 – Pozicionohet ne krahun e majte, ku aty e pret i freskti Kulusevski.

Por ja kalon me eksperience dhe e anullon njejte si shoku i tij pak me pare Chiesen. Shume mire ne ato minuta qe luajti.

LUKAKU 6 – Pasi i dha nje gezim Interit ne Kupen e Italise, do te marre perseri zikalterit ne shpine edhe kunder Juventusit.

Perballe ka nje si Chiellini qe te fut friken, por atij jo. Shume dyluftime, por duhet te kishte qene me i sakte para portes ku Szczesny i ka pritur dy topa qe mund te kishin perfunduar ne rrjete.

Diten e sotme nuk e kishte aktiv ate killer instict qe e ka pasur shume here kete sezon.

LAUTARO 6 – Leviz shume, merr goditje, por gabon nje gol te pabesueshem pas gjuajtjes se Lukaku ku mjaftonte ta shtynte ate top dhe nuk eshte hera e pare.

E provon perseri me vone, por e djathta e tij nuk ka precizion sot. Gjithesesi, manovra qe ai kishte ne fushen e lojes, e ka ndihmuar mjaft Interin.

NGA MINUTA E 86 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.

TRANJERI CONTE 7 – Ai sfidon te kaluaren e tij (qe ishte tabu) duke besuar keshtu te formacioni me i mire ne mendjen e tij e duke besuar te Vidal.

Ishte pikerisht kjo zgjedhje qe i dha avantazhin Interit. E kishte pergatitur kete ndeshje deri ne detajet me te vogla dhe e ka kontrolluar nga fillimi deri ne fund duke i dhene nje leksion taktik totalisht Pirlos.

Ndeshja e sotme ishte nje ndeshje e pabesueshme nga Interi dhe ka bere qe te triumfoje 3-5-2 ndaj nje 4-4-2 klasik. Krijesa e tij tek Interi ka filluar te marre forme.

JUVENTUS: Szczesny 6; Danilo 5, Bonucci 5,5, Chiellini 6, Frabotta 5 (dal 58′ Bernardeschi 5,5); Chiesa 6, Rabiot 5 (dal 58′ McKennie 6), Bentancur 5, Ramsey 5 (dal 58′ Kulusevski 6); Morata 5, Ronaldo 5. All. Pirlo 5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.