Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

771 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Nuk e kuptoj Interin qe kerkon mbrojtesa: a e dine qe kane ne huazim nje lojtar qe i fut friken sulmuesve?”

“Nuk e kuptoj Interin qe kerkon mbrojtesa: a e dine qe kane ne huazim nje lojtar qe i fut friken sulmuesve?”
Inter Club Staff

Paul-José Mpoku, i intervistuar per Sport Magazine, thur elozhe per ish-shokun e tij te skuadres Zinho Vanheusden. 

Sulmuesi qe ne Serie A ka veshur fanellen e Chievos dhe Cagliarit, ka nenvizuar se sa shume eshte rritur mbrojtesi ne pronesi te Interit keto kohe.

Ai ka folur me superlativa per sezonin e zhvilluar deri me tani nga belgu i ri por edhe per premisat qe ai ka per nje te neserme te ndritur.

“Kemi thene gjithmone qe ai eshte nje mbrojtes i mire. Por ky ketu miq, nuk eshte thjesht i mire, por mjaftueshmerisht i mire per te qene nje nga me te miret.”

“Ai i fut friken sulmuesve sa here i del perpara. I ben te bejne nje levizje te gabuar. Ka prezence kur eshte perballe.”

“Une e kam ndjekur shume. Eshte rritur shume kete sezon dhe duket qe nga levizjet dhe vendimet qe merr ne fushe.”

Keshtu e shpjegon situaten e Zinhos lojtari qe ka qene shok skuadre me te tek Standardi i Liezhit. Nderkohe, ai e mbyll: “Mund te them vetem kaq: mua nuk me pelqente te luaja kunder tij ne stervitje. Nuk mund ti tregoja tranjerit cilesite e mia kur e kisha kunder Zinhon.”

“Ai ka bere nje hap gjigand dhe tani luan ne menyre edhe me agresive. Ti fusesh friken sulmuesve eshte e rendesishme dhe ai e ka kuptuar kete gje.”

“Une se kuptoj Interin qe kerkon mbrojtesa lart e poshte: e kane ne shtepi nje fenomen. I duhet vetem besim dhe keni per ta pare.”

Nderkohe, ne ditet e kaluara u perfol per disa probleme te rendesishme ekonomike qe Standarti ne Belgjike po kalon.

Sipas mediave, Vanheusden mund te vije ne Milano per shume me pak para nga sa eshte e drejta e riblerjes nga ana e Interit.

Ne kete moment shoqeria zikalter po mendohet se cfare te beje me te ardhmen por lojtari ka pasur nje rritje te dukshme dhe duket se eshte gati per kapercimin e madh.

Ai pritet te grumbullohet gjithashtu edhe nga kombetarja e madhe e Belgjikes ne ndeshjet e ardhshme sipas medias vendase.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.