3,705 views

Nuk ka më dyshime, Pioli ka vendosur: ja Interi që do përballet me Atalantan
Edhe pak orë na ndajnë nga përballja në mes të Interit dhe Atalantas. Nga stërvitjet e fundit, sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport, Stefano Pioli duket se tashmë nuk ka dyshime rreth formacionit titullar dhe tashmë është i gatshëm të përballet me befasinë e këtij viti në Serie A. Në rreshtimin 4-2-3-1, në të majtë pritet të jetë Ansaldi, i cili e ka mposhtur konkurrencën e Murillos dhe i zakonshmi D’Ambrosio në të djathtë. Balotazhi tjetër ishte ai në mes të Banega dhe Joao Marios – dhe sipas të përditshmes italiane – argjentinasi e ka rifituar vendin e tij në formacionin titullar dhe pritet të jetë ai që do të luajë pas shpinës së Icardit.