Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

970 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nuk ka me kthim prapa: “Conte tashme e ka marre vendimin drastik: ne krahun e majte do te kete…”

Nuk ka me kthim prapa: “Conte tashme e ka marre vendimin drastik: ne krahun e majte do te kete…”
Inter Club Staff

Nga nje lojtar per tu larguar ne nje resurs. Me nje shembull ne mendje per tu ndjekur: Samuel Eto’o.

Eshte ajo qe po ndodh me Ivan Perisic, i cili eshte rikthyer tek Interi pasi Bayern Munich nuk e bleu kartonin e tij.

Lojtari i krahut kroat eshte vene ne dispozicion te Contes qe ne diten e pare te pergatitjeve te kampionatit te ri dhe ka dhene sinjale pozitive, aq shume sa fati i tij mund te ndryshoje.

Sipas Tuttosport, tekniku interist, ka ndermend te kerkoje nje sakrifice me te madhe lojtarit kampion europe, qe te perfitoje keshtu nga kualitetet e tij teknike ne rolin e lojtarit te krahut te majte.

“Ajo qe Antonio Conte po studion ne laboratorin e Appiano Gentiles prej shume dites eshte kjo.”

“E ky eksperiment te ngjan me ate te Jose Mourinhos me Samuel Eto’o ne dimrin e 2009.”

NJE ARME ME SHUME

“Perisic ka te dhenat fizike te duhura dhe qe e vene ate ne pozicion perfekt per te interpretuar kete rol.”

“Nese Perisic, pasi ka tejkaluar tashme zhgenjimin qe Bayern nuk e bleu, do te beje ne menyren e duhur kete rol, atehere Interi dhe Conte do te kene nje arme me shume.”

“Nese Perisic do te adaptohej keshtu ne menyre perfekte, mund te kerkoje edhe nje bluze titullari ne ndeshjet ne vazhdim duke konkuruar direkt Ashley Young.”

“Ai do e bente krahun e majte te Interit shume te rrezikshem duke qene se i ka aftesite sulmuese shume te mira.”

NDRYSHIM PLANESH 

“Eshte per tu theksuar se si ne kete moment oferta konkrete nuk shihen ne horizont.”

“Red Bull Liepzig ka bere nje sondazh te vaket, ndersa klubet e tjera gjermane nuk kane bere ndonje oferte.”

“Keshtu Perisic qe me Interin ka nje kontrate deri ne 2022 me 4 milione euro ne sezon, duket se ka shume deshire te provoje aftesite e tij ne krahun e majte kete sezon. Natyrisht, si nje lojtar qe ben te gjithe krahun para-mbrapa.”

“Ne mungese te ofertave per te dhe veshtiresive per Marcos Alonso, Conte duket se e ka marre vendimin drastik: ne ate krah kete sezon do te luaje Ivani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.