Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nuk ndalet Suning: Ne sulm per mbrojtes krahu, ne radar jane Semedo e Tete. Darmian e Lichtsteiner…

Nuk ndalet Suning: Ne sulm per mbrojtes krahu, ne radar jane Semedo e Tete. Darmian e Lichtsteiner…
  • On 06/09/2016, 11:18

Gjerat do vihen ne vendin e duhur me ardhjen e sponsorave te pasur e disa shitje ne Kine, duke patur nje buxhet te mire. Por edhe ne janar Inter nuk do qendroj si spektator ne merkato. Sipas Tuttosport synimi do jete te forcohet mbrojtja.

De Boer nuk eshte i deshperuar per mungesen e nje blerje ne fund te merkatos per mbrojtjen, pasi Criscito nuk arriti te mbyllej me sukses, emri i nxehte ne fillim te 2017 eshte ai i Kenny Tete. Hollandezi eshte 10 vjec me i ri sesa Criscito, dhe luan si ne qender e ne krah te mbrojtjes, vlera eshte pothuajse e njejte me 10-12 milion euro aq sa kerkonte Zenit. Por per hollandezin Inter mund ta paguaj kete shifer pasi eshte i ri premtues. Tete eshte thirrur dhe nga kombetarja Hollandeze dhe deri tani ka 4 prezenca.

Por jo vetem ai. Ne radaret e Inter jane edhe Matteo Darmian, i cili mund te largohet nga Manchester qe ne janar, duke pare qe nuk e ka te sigurt vendin e titullarit. Edhe Nelson Semedo, mbrojtesi i Benfica ndiqet prej kohesh nga agjentet e Inter. Semedo kushton shume: ka klauzole prej 45 milion, por mund te mjaftojne 20-25. I gjalle eshte edhe opsioni Lichtsteiner, por Juve veshtire se do e lejoj te largohet ne janar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.