Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

333 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Obi Mikel zbulon: “Ja sherri qe kam bere me Conten: ai u tall me mua! I kerkova…”

Obi Mikel zbulon: “Ja sherri qe kam bere me Conten: ai u tall me mua! I kerkova…”
Inter Club Staff

John Obi Mikel rikthehet prapa ne kohe dhe kujton momentin kur ka pasur nje perplasje teper te forte me ish-tranjerin e tij, Antonio Conte ne 2016.

Ishin koherat e Chelsea dhe tranjeri aktual i Interit sapo kishte mberritur te Blues ku ndodhej edhe mesfushori nigerian me deshiren per te marre pjese ne Olimpiade.

“Ai sapo kishte ardhur, kishte pese minuta dhe me tha qe duhet te zgjedh menjehere. Menjehere ma tha kete gje.”

“Nese do te shkosh ne Olimpiade, nuk do te besh me pjese ne kete skuader. Kete gje me tha. Une fola me klubin dhe i kisha thene atyre qe doja te largohesha.”

“Klubi respektonte ate qe kisha bere per ta. Keshtu u largova dhe u denova per kete gje: kur u ktheva nuk u futa me ne skuader.”

“Nuk jam futur me asnje here ne listen e te grumbulluarve ne ndeshjet qe do te vinin me pas. Kjo eshte e vertata.”

“Gjeja zbavitese eshte se sapo filloi merkato e janarit, ai erdhi tek une dhe me tha: ‘Dua nje takim me ty’.”

“Kjo pasi me kishte lene jashte per 6 muaj me radhe dhe me kishte lene te stervitesha vetem, duke trajtuar nje lojtar si une ne kete menyre.”

“Provuam te bejme paqe, me tha se kishte nevoje per mua, folem per ate, per kete, blah blah blah. Dhe une e ndalova dhe i thashe me tone shume te larta: “A e ke seriozisht? Po ben shaka? Po tallesh me mua?”

“Me pas u cova nga dhoma dhe u largova. Nuk mund te tregosh kete mungese respekti ndaj nje qenie njerezore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.