Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Objektivi Dzeko! Osvaldo dhe Pinilla ne liste. Nen vezhgim edhe Kucka…

Objektivi Dzeko! Osvaldo dhe Pinilla ne liste. Nen vezhgim edhe Kucka…
Donald Elmazi

Merkato Inter, ngrihet sipari. Dje mbledhja qe ka patur protagoniste Erick Thohir, Marco Branc, Piero Ausilio dhe Angelomario Morattin. Jo Moratti senior, sic ka pranuar dhe ai vete ne dalje te zyrave. Sipas te dhenave te para te mbledhura nga Gazzetta dello Sport, objektivi numer nje eshte nje sulmues: i preferuar nje sulmues i pare, por cdo vleresim do te lidhet me mundesite dhe mbi te gjtiha me garancite e ofruara nga Milito dhe Icardi.

DZEKO I PARI NE LISTE- Emri i pare ne listen e imagjinuar me 8 elemente qe Walter Mazzarri ka dhene -sic ai vete ka thene ne konferencen e shtypit- do te jete ai i Edin Dzekos: “27 vjecar bomberi boshnjak po gjen pak hapesira tek City i Pellegrinit, ku merr 5 milion ne vit rroge(me bonus). Duhet mbajtur shenim edhe per shifren e kartonit te tij, keshtu duket nje operacion shume i veshtire. Por jo me pak i kushtueshem do te ishte te sjellesh perseri ne Itali Pablo Daniel Osvaldo, tani luan tek Southampton. Eshte edhe nje opsion si Mauricio Pinilla edhe pse me Cagliarin nuk ka patur ndonje kontakt dhe dihet qe Cellino eshte nje kocke e forte. Jane perjashtuar profilet e Bianchit dhe Mitroglou, 25 vjecar i Olympiacos, qe mbi te gjitha eshte demtuar”, lexohet ne gazete.

ROLET E TJERA- Jo vetem sulmi. Thohir ka qellim ti jape Mazzarrit elementet e kerkuar, mundesisht me funksionalet. Dhe ja nuk harrohet as lojtari i krahut as mesfushori. “Qendrojne ne fakt ne vezhgim Kucka dhe Kolarov, keshtu si Ansaldi(Zenit), Bernat(Valencia) dhe Gabriel Silva i Udinezes”, konfirmon Gazzetta dello Sport.

Janari eshte afer, Interi nuk do te jete i papergatitur, Sipari sapo eshte ngritur per merkaton e Thohir.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.