Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2020

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Oferta per Kramaric nga 1,5 milione. Naletilic: “Nga Serie A interesim i forte nga skuadrat e medha. Besoj…”

Oferta per Kramaric nga 1,5 milione. Naletilic: “Nga Serie A interesim i forte nga skuadrat e medha. Besoj…”
Ardi Deda

Andrej Kramaric eshte futbollisti i momentit. Bomberi i datelindjes 1991, me 22 gola ne 23 ndeshje, ka terhequr mbi te vemendjen e shume skuadrave te medha evropiane, edhe per shkak se i mbaron kontrata ne 2015. Nje burim afer lojtarit, ka pranuar interesimin konkret te Milan, Inter, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Sevilja dhe Ajax, me oferta prej 1,5 milione euro ne sezon.

Marko Naletilic, nje nga agjentet kryesore kroate, ka folur per te ardhmen e djaloshit: “Eshte e vertete, shume klube ne Evrope duan Kramaric, nga te gjitha 5 kampionatet kryesore. Dhe nuk flasim per skuadra mesatare por per klube te medha. Vlen 7-10 milione euro? Sigurisht qe vlen ne ate shifer por ne fund cmimin do ta vendose si gjithmone merkato”.

Sidomos ne Itali ku futbollisti duket i pelqyer: “Ka interesim te madh per Kramaric nga klubet italiane. Por nuk jam i sigurte nese Serie A eshte kampionati i duhur per te. Eshte nje kampionat shume i veshtire fizikisht. Sipas meje do te gjendej mire ne Spanje ose Gjermani. Sipas meje, do te ishte bukur nese Kramaric do te shkonte tek Ajax, qe gjithashtu eshte i interesuar. Do te ishte me siguri golashenuesi me i mire i kampionatit hollandez dhe nga aty mund te zgjedhe me pas cdo klub ne Evrope”, ka komentuar Naletilic.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.