Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

1,801 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Olsen ne 360°: “Do ta bind Mazzarrin. Pirlo eshte modeli im, Kovacic…”

Olsen ne 360°: “Do ta bind Mazzarrin. Pirlo eshte modeli im, Kovacic…”
Andi Prifti

Bisedim i gjate i tifozeve te Danimarkes me Patrick Olsen. Mesfushori danez i Primaveres se Interit, i impenjuar kete dite me Kombetaren U-19 te vendit te tij, u eshte pergjigjur fansave duke folur per disa momente te veçanta.

Ne fillim Olsen i eshte pergjigjur pyetjes per mundesine qe do kete ai per tu futur ne skuadren ZiKalter:

Nuk eshte e lehte ta thuash qe tani, per me teper kemi ndryshuar trajnerin. Nuk kam folur akoma me Walter Mazzarrin, por shpresoj te kem pak hapesire.

Po ne rast se nuk do ta bindnit trajnerin e ri, do ta vleresonit idene e huazimit?

Beh, ne rast se skam hapesira ne Inter do te mendoja per diçka tjeter, do luaja ne nje klub te vogel qe te kem mundesine te rritem.

Por nuk po e fshihni deshiren per te qene ne skuadren e pare?!

Dua te jem aty sa me shpejt te jete e mundur. Eshte e qarte qe me Mazzarrin gjerat kane ndryshuar, por do te bej te pamunduren per ta bindur te me mbaje, ose te pakten te me jape nje shans.

Me pas Olsen pyetet per zgjedhjen qe ai beri per te ardhur ne Itali: ka qene zgjedhja e duhur?

Perfundimisht, po. Jam rritur me shume sesa ne Danimarke. Duke ndryshuar vend jam bere nje njeri me i matur.

Dhe nuk do te ndryshonit mendje as per oferten e Copenhagen, qe do t’ju garantonte Champions League?

Jo, nuk do te ndryshoja mendje. Une vij nga Broendby, dhe per mua gjithçka ishte e çuditshme ne fillim.

Ju mungon Broendby?

Jo, tek Interi jam mire, nese nuk do te isha mire do te me mungonte, natyrisht.

Me cilin lojtar ngjani me shume?

I ngjaj Andrea Pirlos, dhe pse luaj ne menyre pak ndryshe, pak me ashper. Jam pak Pirlo dhe pak Patrick Olsen.

Olsen foli edhe per Philippe Coutinho, ish-shokun e skuadres tek Interi:

Ndoshta eshte lojtari me i mire me te cilin jam stervitur. Eshte lojtar i mire, i shpejte dhe ka nje teknike te mire.

Me pas ben dhe pak autokritike:

A duhet te permiresohem? Mbi te gjitha tek pasimet dhe tek shpejtesia.

Cila eshte gjeja qe ju ben te ndiheni me mire tek Interi?

Me siguri eshte nje klub i madh. Jam vertet krenar qe jam ZiKalter. Dhe pastaj, eshte Javier Zanetti, nje simbol i vertete i klubit.”

Idhulli i Olsen?

Pa dyshim, eshte Cristiano Ronaldo. Eshte nje lojtar i kompletuar. Nuk po flas per idhullin tim, por per lojtarin me te mire ne bote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.