
Onana, cfare pritje ndaj Kessie ne ndeshjen Kamerun-Bregu i Fildishte: “Ja pamjet, reflekse te pabesueshme!”
Andre Onana diten e djeshme eshte rikthyer ne fushat e futbollit profesionist pas nje mungese te gjate dhe kete gje e ka bere me Kombetaren e tij.
Onana luajti me Kamerunin ne nje ndeshje te vlefshme per kualifikueset e Katar 2022 kunder Bregut te Fildishte ku skuadra e tij fitoi 1-0.
Kjo ishte nje ndshje e fituar edhe fale aftesise se tij qe arriti te bente disa pritje decizive gjate gjithe lojes.
Por ajo qe ka rene me shume ne sy ka qene nje pritje ndaj lojtarit te Milanit, Franck Kessie, i cili ka gjetur perballe nje Onana me reflekse te shkelqyera.
POPOPOPO QUEL ARRÊT DE ONANA🔥 #CMRCIV pic.twitter.com/jOY3FZ8bqD
— Rami 🇩🇿 (@RamiSensei) November 16, 2021
Me lart mund te shikoni edhe videon e atij momenti nderkohe Andre ka folur per mediat pas ndeshjes duke deklaruar se eshte shume i lumtur.
“Pas nje periudhe kaq te gjate lufte dhe vuajtje, me ne fund jam rikthyer per tu zbavitur dhe per te mbrojtur ngjyrat e popullit tim.”
“Dua te falenderoj te gjithe personat qe me kane shoqeruar ne kete udhetim te veshtire gjate kesaj kohe.”
“Ka qene e veshtire te ndihesha i dashur nga njerezit dhe kane qene ata qe me kane dhene force ne kete rrugetim te veshtire”, ka deklaruar ai.