Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Onana-Handanovic: cfare po ndodh dhe kush eshte titullari? “Me sa duket, ne klubin zikalter kane filluar te…”

Onana-Handanovic: cfare po ndodh dhe kush eshte titullari? “Me sa duket, ne klubin zikalter kane filluar te…”
Inter Club Staff

“Nje portier pas Handes si Onana… eshte shume gje e madhe. Ky ka qene komenti i nje nga drejtuesve te Interit pas ndeshjes miqesore ndaj Lyon nga ulesja e tij ne stadium”.

“Ka ardhur menjehere pas dy pritjeve decizive te kamerunasit, dhe sidomos te ajo pritje pas goditjes me koke te Dembele”.

Keshtu e ka hapur shkrimin e saj sot Corriere dello Sport, e cila pikerisht per Andre Onana flet ne kete menyre:

“Te gjithe drejtuesit e kane marre me nje qellim te vetem Onana ne Milano: eshte nje investim qe ai te behet titullar”.

“Por me te ardhur ne Milano ai e ka kuptuar mire dhe sakte: Handanovic eshte numri nje i portes por edhe kapiteni”.

“Te pakten ai do e nise ne pole position si portier i pare i skuadres dhe do te kete edhe shiritin e kapitenit ne krah”.

“Ne rast nevoje nderkohe, ndryshe nga ne te kaluaren, slloveni i ka krahet e mbrojtur sa here do te mungoje”.

“Ai ka pasur pas tij portiere si Castellazzi, Padelli, Carrizo dhe Radu dhe asnjehere nuk e ka ndjere konkurencen me te”.

“Dicka qe mbase do te ndryshoje nga ky sezon, ku Onana normalisht do te provoje te beje sa me mire per te zene vendin e titullarit”.

“Onana ka nje curriculum shume te mire, sepse ka luajtur edhe ne gjysmefinalen e Champions League me Ajax dhe ka nje eksperience nderkombetare qe asnje nga rezervat e Interit nuk e ka”.

“Ne muajin e tij te pare ne Appiano te gjithe kane vene re se Onana ka nje elektricitet te cmendur kur eshte ne porte”.

“Kjo eshte merite edhe e nje fiziku te rendesishem qe ai ka, por edhe e stervitjes atletike ekstra qe ai ben gjithmone”.

“Ai eshte shume i zoti me kembe kur kundershtaret sulmojne me shume lojtare dhe behet gur i cmuar per te nisur kundersulmet”.

“Sidomos tani qe Inter ka edhe Lukakun ne sulm dhe mund te jete nje ide e mire per te nisur direkt topa te gjate tek ai”.

“Normalisht, dicka mund ta permiresoje per sa i perket te dalave, qe per momentin nuk duket se jane nje specialitet”.

“Gjithesesi, koha eshte nga ana e tij. Ne nje skuader si ajo e Interit ai vete mund te rritet ne vitet ne vazhdim”.

“Lojtari eshte pare gjithmone me edukate dhe me buzeqeshje: ben shaka me shoket, por nuk ka shume qef te humbase as ne miqesore”.

“Onana do te jete portieri i se ardhmes, sepse jo me kot ka firmosur nje kontrate prej kater sezonesh me tre milione euro ne sezon”.

“Gjithesesi, si nisje, ai eshte prapa Handanovic por ndjesia eshte se disa ndeshje si titullar do i luaje dhe ai”.

“Inzaghi shpesh here pritet ta hedhe ne fushe per te miksuar pak kartat. Le te themi se do te kete nje stafete te vecante mes dy lojtareve”.

“Pak a shume si ajo qe ka ndodhur te Juventusi me Szczesny dhe Buffon dhe me Szczesny dhe Perin me vone”.

“Gjithesesi, e ardhmja zikalter heret ose vone do te jete ne duart e Onana edhe pse Handanovic pritet te luaje me shume ne kete sezon”.

“Kush e njeh Onana, siguron se kamerunasi mezi po pret te marre celesat e portes ne dore, por nga ana tjeter e respekton edhe shokun e repartit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.