Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

953 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Onana: “Inter, me dergon Eto’o. Kam respekt per Handanovic. Ausilio me kishte thene…”

Onana: “Inter, me dergon Eto’o. Kam respekt per Handanovic. Ausilio me kishte thene…”
Inter Club Staff

Andre Onana eshte nje nga prurjet e reja te merkatos ne kampin zikalter.

Portieri i ardhur me parametra zero nga Ajax ka dhene nje interviste te gjate per mikrofonat e DAZN duke prekur tema te ndryshme.

Nga prapaskenat e transferimit te tij, konkurrenca me Handanovic duke kaluar ne stervitjet e perbashketa me Lukakun para zyrtarizimit te transferimit e deri tek ndjesite e tij ne keto dite te para si zikalter, keto jane fjalet e portierit kamerunas.

“Jam shume i lumtur qe jam ketu, ne kete klub kaq te afert me lojtaret. Gjithcka po shkon shume mire. Kam qene ne Barcelone, ne Amsterdam dhe tani qe jam ketu kam vene re qe ka disa gjera qe ndryshojne por ka edhe gjera te perbashketa me Spanjen.”

“Ndryshon forma e te sterviturit qe me pelqen ne te njejten kohe. Ketu futbolli shihet pak me ndryshe dhe mendoj qe do te me ndihmoj shume”, ka thene Onana.

Pastaj ai ka zbuluar pak nga prapaskenat e transferimit te tij duke folur per biseden qe ka pasur me drejtorin sportiv, Piero Ausilio.

“Inter eshte nje klub i madh. Nga momenti i pare qe kam folur me Pieron ai me dha fjalen e tij qe do me sillte ketu dhe ne fund e ka mbajtur.”

“Fjalet qe me ka thene me kane prekur shume dhe jam me te vertete i lumtur qe jam ketu”, ka thene ai.

Andre ka folur edhe per afersine qe ka me ish-sulmuesin zikalter, Samuel Eto’o dhe fjalet qe ai i ka thene para se te transferohej ne Milano.

“Une e njihja tashme Interin, edhe sepse ketu ka luajtur Eto’o. Kam folur me te para transferimit dhe me ka thene:

‘Andre, Interi eshte klubi i duhur per ty. Eshte nje klub me shume ambicie dhe qe deshiron gjithmone te fitoj. Duke pare qe je nje fitues mendoj qe eshte klubi i duhur per ty’,” ka zbuluar portieri zikalter.

“Nese te luajturit me kembe eshte aq e rendesishme sa pritjet? Roli i portierit ka ndryshuar shume ne 20 vitet e fundit, sepse tani sipas meje portierit ndermarrin me shume rreziqe ne loje, si me kembe ashtu dhe me duar duke dalur nga komfort zona.”

“Mendoj qe jam nje portier qe ndermerr rreziqe, me pelqen te dal dhe te luaj me kembe. Duke pare se si luajne shoket e skuadres besoj se jam ne klubin e duhur”, ka thene Onana.

“Ne si portier duhet te marrim disa vendime, ndonjehere mund te gabosh por jane detaje te rritjes. Gjeja me e rendesishme eshte te njohesh situatat dhe besoj qe me kualitetet qe kemi ne sulm me Lautaron apo Tucun eshte nje fat per neve qe mund te llogarisim ne ta.”

“Besoj qe nese do kem mundesine do te provoj te luaj direkt me ta”, vazhdon ai.

Onana pastaj kthehet tek skualifikimi qe kishte per shkak te dopingut, nje situate e veshtire ne te cilen eshte ndodhur edhe jo teresisht per fajin e tij.

“Ata 9 muaj kane qene te veshtire per mua, familjen dhe ata qe me njohin. Por ishte edhe dhurata me e bukur sepse ne te tilla situata meson shume.”

“Ndoshta eshte gjeja me e mire qe me ka ndodhur prej kur luaj futboll sepse me te vertete kam mesuar shume, futbolli nuk eshte vetem ajo qe ndodh brenda fushes.”

“Tani di te vleresoj akoma me shume ata qe kam prane, ne momente te bukura dhe me pak te bukura. Per mua eshte gjeja me e rendesishme”, thote Andre.

Numri 24 zikalter eshte kthyer duke folur edhe per te kaluaren e tij ne fushe: “Nuk e kam nisur ne porte sepse aty luante vellai im i madh.”

“Nuk doja te isha nje portier sepse sic thone ne porte shkon ai qe nuk eshte shume i mire ne fushe (qesh). Por kur rritesh kupton qe eshte nje pozite qe kerkon shume pergjegjesi dhe kjo gje me pelqen”.

“Lukaku? Eshte nje lojtar i madh, tashme e dini. Ka shkruar historine ketu dhe jam i lumtur qe jam bashke me te ketu.”

“Eshte nje person i mrekullueshem. Jemi stervitur bashke ne Sardegna por ishim bashke dhe ne Miami. Nuk mund te publikonim asgje sepse akoma nuk ishte zyrtarizuar transferimi i tij”, deklaron Onana qe pastaj vazhdon.

“Po prisnim zyrtarizimin e tij nga Interi dhe ne nderkohe sterviteshim se bashku. Pastaj shkuam ne Sardegna duke kaluar disa dite atje. Jemi pregatitur per sezonin e ri duke u stervitur ne penallti, gjuajtje te lira… jemi kenaqur shume”.

Andre eshte ndalur duke folur edhe te konkurrenca qe do kete me kapitenin Samir Handanovic, per te cilin ka thene qe gezon nje respekt te madh.

“Samir eshte nje portier i madh, ka bere shume per kete klub, duhet ta respektoj sepse ka dhene shume per kete skuader.”

“Por kam ardhur ketu per te luajtur dhe per te respektuar zgjedhjet e trajnerit sepse ne fund eshte ai qe vendos”.

Onana ka treguar qe tek Interi kjo do te jete nje konkurrence e shendoshe dhe nuk do e kete aspak problem te ndaj rolin me sllovenin.

“Nese trajneri vendos te luaj me Handanovic per mua nuk ka problem, e rendesishme eshte qe te fitoj grupi. Jam i lumtur qe kam ardhur ne nje skuader kaq te shendoshe dhe nese me duhet te rri ne stol do te bej tifo per Interin nga aty”.

Ne fund portieri ka folur edhe per kampionatin e Serie A dhe zgjedhjen qe ka bere per numrin.

“Mendoj qe eshte nje kampionat konkurrues, por duhet te perqendrohemi tek vetja. E di qe nese jemi mire mund te fitojme keshtu qe nuk mendoj per kundershtaret.”

“Numri 24? E kam zgjedhur sepse kam lindur me 2 prill, me pelqen shume. E kam pasur edhe te Ajax, ketu ishte i lire keshtu qe e kam kerkuar. Shpresoj ta vesh ketu per shume vite”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.