Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,257 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“One night in Istanbul”: Milan-Liverpool 3-3, finalja e Champions behet nje film!

“One night in Istanbul”: Milan-Liverpool 3-3, finalja e Champions behet nje film!
Inter Club Staff

Per te gjithe popullin zikalter nata e Stambollit, ajo e famshme finale e humbur nga Milani kunder Anglezeve te Liverpool (nga 3-0 ne 3-3 dhe me pas humbje me penallti), do te mbetet gjithmone nje nga talljet me te medha ndaj cdo tifozi te Milanit. Nderkohe per tifozet Milanist ajo nate do ju kujtohet gjithe jetes si nje makth qe nuk do deshironin ta jetonin kurre me ne jetet e tyre.

Ta harrosh eshte e pamundur dhe historite qe kane lindur pas asaj nate me siguri qe nuk te ndihmojne ta besh kete gje. Per shembull, sapo ka dale ne kinema nje film qe tregon per ate finale: Nje film qe ka dale ne kinemate Angleze duke filluar nga dita e sotme, e enjte 11 shtator. Quhet “One night in Istambul” qe ne shqip do te thote “Nje nate ne Stamboll”. Regjia eshte e James Marquand.

Filmi, ne vecanti tregon historine e kater tifozeve te Liverpool, te cilet u nisen ne Turqi pasi bene nje pakt me nje gagster Anglez. Te ndryshme peripecite e tyre dhe futjet ne telashe te ndryshme dhe gjithcka ndodh me finalen e Champions League Milan vs Liverpool ne sfond. Keshtu, finalja e 50 e Champions League, qe do te mbetet nje nga finalet me spektakolare eshte bere nje film tashme.

Per tifozet e Milanit, Stambolli mbetet nje makth pa fund. Ndersa per Reds, nje gezim i pafundem qe askush nuk do mund tua fshije nga kujtesa…

Nese doni te shikoni trailerin, e keni ketu poshte. Por kujdes, hapeni vetem nese nuk keni asnje tifoz Milanist afer. Mos u tregoni mizore!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.