Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Oriali: “Inter? Shtepia ime. Nese me therrasin, kthehem perseri. Ibra? Goditja e vertete ishte…

Oriali: “Inter? Shtepia ime. Nese me therrasin, kthehem perseri. Ibra? Goditja e vertete ishte…
Xhorxh Gellci

I intervistuar nga Tuttosport, ish lojtari dhe drejtuesi zikalter Lele Oriali ka folur ne 360 grade. inter.al u sjell fjalet e plota te tij:

Si shpjegohet qe tifozet te duan akoma?
“Pyes dhe une veten… (qesh) sepse besoj qe kam bere dicka te mire ne fillim si futbollist, per 17 vjet duke u nisur nga sektori i te rinjve, pastaj si drejtues per 13 vjet. Besoj qe ky eshte motivi qe nje pjese e mire e tifozave interiste do te pelqenin nje rikthim timin ne shoqeri.”

Nese do te me kerkonin edhe njehere?
“Pas 30 vitesh, Inter eshte kthyer ne familjen time te dyte. Prandaj, nese do te vije nje telefonate nga ana e Thohir, do ta pranoja menjehere. Perndryshe, do te vazhdoj te jem thjesht tifoz.”

Tratativa me e veshtire?
“Ajo me Juventus per Ibrahimovic. Dihej qe duhet ta shisnin, edhe per deshiren e vete lojtarit, por ishte edhe Milan ne gare. Shkuam ne Torino me Branca-n, ishte Blanc me te cilin gjetem nje marreveshje per transferimin e Ibres, dhe qendrova aty deri ne 11 te mbremjes qe ta shikoja vete firmen. Ishin 2 dite te veshtira, sepse kishim mbi shpatulla presionin e Milanit qe e donte me cdo kusht.”

Goditja me e mire?
“Cambiasso i marre me parameter zero: une e Branca u kritikuam ne fillim sepse ne Real Madrid nuk ishte titullar. Pastaj Maicon: e pame heren e pare me Mancinin dhe u dashuruam menjehere.”

Deshtimi?
“Kur punohet, ndodh edhe qe te gabosh: na ka ndodhur ne, dhe per shembull, i ka ndodhur edhe Juventusit 3-4 vjet me pare. Por si ne, edhe ata kemi qene te zotet te mesonim nga gabimet, sepse kemi synuar me shume kualitetin sesa sasine. Megjithate, prej disa vitesh, Juventus eshte skuadra qe duhet mundur, dhe do jete edhe per vitet e ardhshme, ashtu sic kemi qene ne per disa vjet.”

Pse?
“Nga avantazhet qe te jep nje stadium ne pronesi, sepse kane ide inovative, per zotesine e drejtuesve ne zgjedhjen e lojtareve dhe sepse kane nje trajner, qe per momentin ne kampionatin tone, eshte me i miri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags