Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Oriali: “Sa i cuditshem menjanimi i Morattit. E dua Interin, do te kthehesha…”

Oriali: “Sa i cuditshem menjanimi i Morattit. E dua Interin, do te kthehesha…”
Xhorxh Gellci

Ne edicionin e sotem te Corriere dello Sport gjejme nje interviste te Lele Orialit, i cili vete-kandidohet per nje rikthim me zikalterit pas 17 sezonesh te kaluara si lojtar dhe 12 si drejtues.

Oriali, cili ka qene reagmi kur ke lexuar qe Moratti po shiste mazhorancen tek indoneziani Thohir?
“Me eshte dukur gjithcka shume e cuditshme. Nuk i njoh ata qe do te behen pronaret e rinj, por e njoh mire presidentin dhe lidhjen e tij me Interin. Kur flet per futbollin dhe per tre klubet me te mira, e lidh emrin e Juventusit me Agnellin, te Milanit me Berlusconin dhe te Interit me Morattin. Nuk do e imagjinoja kurre qe mund te shiste dhe se mund te kishte nje kthese te tille.”

Si tifoz interist, si do te ndjehesh te kesh pronare indoneziane?
“Bota e futbollit, ashtu si shoqeria moderne, eshte ne nje evolim te vazhdueshem dhe disa gjera te caktuara mund te ndodhin, edhe pse e pranoj qe te mos shoh me Morattin ne drejtim do te stonoje pak. Ajo qe do te bejne pronaret e rinj do te gjykohet me kalimin e kohes, por sigurisht te kene prane nje njeri me eksperiencen e Morattit do te jete e rendesishme. Gjate viteve, presidenti ka fituar gjithcka dhe e di se si drejtohet nje shoqeri me mire se askush tjeter.”

Si mendon se po e jeton kete moment “padroni”?
“Nese ka marre nje vendim te tille eshte vetem per te miren e Interit, por mendoj qe per shitjen e mazhorances i vjen shume keq. Kjo shoqeri do te thote shume per te, qe femije. E imagjinoj qe po jeton ate qe kam jetuar une kur jam larguar. Por megjithate, Interi me ka ngelur brenda edhe tani: ndjenja drejt ngjyrave zikalter ngelet e forte, sepse pas 30 vitesh te kaluara ne kete klub, e ndjej si nje pjese te familjes time. Do te jete keshtu edhe per Morattin.”

Ne te ardhmen Oriali enderron te kthehet tek Interi?
“Duke pare moshen, shpresoj qe nuk eshte nje e ardhme shume e larget (qesh). T’i leme shakate, do te kthehesha me gjithe qejf.”

Tek Interi ka ardhur Mazzarri, nje trajner qe ti e pelqen…
“E njoh qe nga koha e Fiorentines, kur konsiderohej si Antognoni i ri, dhe e kam rigjetur tek Bologna, ku ka qene me pare vezhgues dhe pastaj trajner. Dukej qe ishte i zoti dhe ka merituar Napolin dhe tani Interin.”

Eshte e vertete qe doje ta sillje ne Milano disa vjet me pare?
“Per ate tek Interi ishte folur edhe ne te shkuaren, sepse menyra e punes se tij me ka pelqyer shume. Eshte nje teknik i zoti per te hyre ne koken e lojtareve, dhe jo rastesisht, qe kur eshte bere ai trajner, Jonathan dhe Alvarez kane ndryshuar rrenjesisht. Pse? E thjeshte, jane te futur mire ne skema te thjeshte, por efikase. Ne krahasim me vitin e shkuar eshte futur Campagnaro, por lojtaret jane pak a shume te njejtet, por Interi eshte ndryshe, e rigjeneruar dhe plot me siguri fale punes qe behet gjate javes. Mazzarri eshte nje nga trajneret me te mire qe ka ne qakullim deri tani dhe e ka treguar me rezultatet dhe paraqitjet e skuadres. Ka humbur me Romen, por gjithsesi loja qe ka bere skuadra nuk me eshte dukur aspak e keqe.”

Ish trajneri i Napolit mund ta udheheqe Interin drejt scudettos?
“Interin e konsideroj si nje mine shperthyese te turneut, por nuk mund te krahasohet organika zikalter me ate te Juventusit. Mazzarrit duhet t’i japim kohe te punoje, ndersa bardhezinjte jane te formuar. Pak humbje motivimi pas dy kampionatesh te fituara mund te jete armiku i tyre i vetem, por me nje trajner si Conte besoj se nuk do te leshojne aspak edhe kete vit. Pas Juventusit shoh Napolin dhe Fiorentinen. Te kaltrit po cuditin me lojen dhe talentin e dyshes Higuain-Hamsik; ndersa Fiorentina ka qene pak e pafat me keto problemet fizike, por gjithmone luajne futboll te bukur. Dhe kujdes edhe Romen qe ka nje Totti te jashtezakonshem dhe nje trajner te zotin si Garcia.”

Mazzarri mund te jete njeriu i duhur per ta kthyer Interin tek fitorja?
“Po, mund te jete, por para se te flasim per te ardhmen duhet te shohim si do te strukturohet shoqeria e re dhe si do te mbushet boshlleku qe eshte me Juventusin.”

Ardhja e Pirlos me parameter zero mund ta ndihmoje ceshtjen zikalter?
“Si lojtar Pirlo nuk diskutohet sepse ka kualitet qe ndoshta vetem mesfushoret e Barcelones i kane. Duhet te shohim cfare ide do te kete trajneri dhe cilat do te jene strategjite e skuadres ne merkato. Sigurisht, me parameter zero nje blerje e tille do te ishte nje marreveshje e shkelqyer, por nuk e di nese Juventus do heqe dore kaq lehtesisht.”

Si interist, te vjen keq te shohesh Balotellin me fanellen e Milanit?
“Ne futboll, ka disa diskutime qe nuk mund te behen. Moratti ka investuar shume gjate viteve, por disa here ka disa zgjedhje qe nuk mund te kuptohen dhe qe jane te dhimbshme, por qe duhet te behen.”

Por sic ndodhte ne vitet e tua si interist, Supermarios i ‘shpeton’ ndonje nga veprimet e tij te famshme…
“Mario eshte nje nga te rinjte me te mire ne qarkullim, si nen aspektin fizik ashtu edhe teknik. Tek Milani eshte permiresuar shume edhe fale ndihmeses te shoqerise, por jam i sigurt qe mund te rritet akoma. Varet vetem nga ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.