
Orrico: “Mazzarri di te beje diferencen. Champions League…”
Ish trajneri zikalter, Corrado Orrico, ka folur per mikrofonat e CalcioNews24 mbi ndeshjen e Interit kunder Sampdorias ne San Siro: “Nga nje ane Interi po kerkon kualitetin, ndersa nga krahu tjeter Sampdorias i duhen pike te shpetoje nga zona e ftohte, dhe situata e tyre nuk eshte me e mira dhe Mihajlovic duhet te jape goditjen. Nuk do te jete e lehte per Interin, mendoj se Sampdoria do te mbrohet dhe skuadra e Mazzarrit vuajne ndaj ketyre tip skuadrash. Objektivi i Interit duhet te jete te arrije Champions-in. Jane jashte lojtare te rendesishem, midis tyre Milito, por kur te rikthehet Interi do te behet me te vertete i frikshem. Rrugetimi i rritjes sapo ka filluar, me pak vazhdimesi Interi nuk ka pse ta kete zili Romen apo Napolin. Organika e zikalterve eshte nje niveli shume te mire dhe sipas meje Mazzarri eshte nje nga pak trajnere ne Serie A qe di te beje diferencen”.