Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

472 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Orsato flet si nje i paftyre: “Ja pse gabova ne ate Inter-Juve te rasti Rafinha-Pjanic. E gjitha per fajin e…”

Orsato flet si nje i paftyre: “Ja pse gabova ne ate Inter-Juve te rasti Rafinha-Pjanic. E gjitha per fajin e…”
Inter Club Staff

Ne ditet e fundit eshte folur shume per ndryshimin e rendesishem qe mund te pesoje bota arbitrale, me hapjen nga ana e tyre me komunikimin mediatik.

I pari qe ka dale ne televizion, ka qene Daniele Orsato, i cili ka qene i lidhur direkt me emisionin “90° Minuto”.

Gjate nje diskutimi te gjate, arbitri i njohur eshte rikthyer edhe te ai Inter-Juventus ne 2018, te cilen e ka perjetuar vete.

Cfare mund te ndryshoje kjo hapje mediatike nga ana e arbitrave?

“Presidenti i ri Trentalange na ka thene se eshte nje okazion i madh per te gjithe, si per ne por edhe per ju.”

“Na mbetet neve qe te marrim maksimumin ne menyre qe te behet dicka e mire per te gjithe.”

Do te kete nje raport per te bere me shume qartesi?

“Me siguri. Ne me siguri bejme gabime dhe nuk eshte se nuk i pranojme ato, e kemi bere kete gje ne te kaluaren.”

“Do te punojme qe te bejme sa me pak ne te ardhmen.”

Pikerisht per gabimet arbitrare, Orsato le te kthehemi te ai karton i kuq i munguar per Pjanic gjate atij Inter-Juventus ne 2018.

“Me siguri nuk eshte nevoja ta shohim prape edhe pse kane kaluar tre vite. Une e kam pare menjehere pas ndeshjes qe ishte nje gabim i qarte.”

“Por fakti se isha shume afer me ate perplasje me ka bere qe te mos e shoh mire ate qe me pas monitori me tregoi.”

“Une e perjetova ne menyre te ndryshme ne fushe, sepse per mua ne pamje te pare ishte nje dyluftim ne ajer dhe e kam vleresuar keq. E gjitha ndodhi per fajin e afersise qe kisha me Rafinha dhe Pjanic.”

“VAR nuk mund te nderhynte dot, dhe keshtu mbeti gabimi im. VAR nuk nderhyn dot per kartonat e verdhe, ata nuk mund te korigjojne cdo gabim ne fushe, prandaj mbeti ai gabim.”

Nga tani e tutje pra mund te dialogohet edhe per gabimin e arbitrit?

“Nese do te perdoret ne kete menyre per te qartesuar gjerat, eshte ajo qe AIA do, shume mire. Por nese do te perdoret per polemike, jo. Ne duam ta perdorim kete instrument per te qartesuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.