
Osimhen kujton tmerrin ‘Skriniar’ ne San Siro: “Me ka tmerruar edhe naten. Kam ndjere sikur me shpertheu…”
I intervistuar nga La Repubblica, Victor Osimhen ka kujtuar momentin e tmerrshem te perjetuar gjate Inter-Napoli, 21 nentorin e shkuar.
Ai ka folur per ate perplasje horror me Milan Skriniar, i cili i ka shkaktuar nje frakture te mollezes se majte.
Nje demtim i pabesueshem per te qe Osimhen e kujton keshtu: “Kam ndjere menjehere sikur me shpertheu kafka.”
“Sapo kam prekur mollezen nuk ndjeja me asgje. Nuk me dukej sikur kisha prekur nje copez te trupit tim.”
“Kam pasur probleme edhe te fle. Nese kthehesha nga ajo ane ndjeja nje dhimbje te papare gjate atyre neteve.”
“Por nderkohe qe kisha siklet, shpesh here u zgjoja nga makthe qe me rikthenin prapa ne ate perplasje me Skriniar.”
“Gjithesesi kam mbledhur veten dhe kam filluar direkt te besoj te forca per tu permiresuar dhe kam menduar perpara.”
“Nuk jam nje njeri qe terhiqem. Madje kam filluar te studioj me mire goditjet me koke ne fushen e lojes.”
“Nuk kam frike se do te demtohem perseri. E vetmja gje qe me inatos ne fushe eshte fakti se nuk fitoj. Dua te fitoj gjithmone.”