Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 7, 2019

Scroll to top

Top

2,201 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Osvaldo eshte zhdukur dhe nuk ka lajmeruar askend. Ka bere me dije vetem se…

Osvaldo eshte zhdukur dhe nuk ka lajmeruar askend. Ka bere me dije vetem se…
Inter Club Staff

Rritet misteri perreth Osvaldos i cili ka vendosur te zhduket fare nga raderet e gazetareve por edhe vete Interit.

Sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport, sulmuesi zikalter nuk duhet se ku eshte prej dy ditesh, e pervec se nuk po stervitet fare, nuk ka lajmeruar askend se ku ndodhet.

Nje ceshtje shume delikate sepse ai ka refuzuar per momentin cdo destinacion qe i eshte propozuar dhe ka perseritur se do te largohet vetem ne nje ekip te madh. Qellimi i tij eshte te mos spostohet nga Milano ose jo shume larg saj. Por, ku deshiron ai te shkoje? Atalanta dhe Milan jane dy ekipet me te aferta dhe jane pak a shume tek i njejti nivel kete sezon: Ne asnje menyre top club.

Osvaldo mbase nuk e di as vete cfare deshiron. Mbase do te kishte deshire te rikthehej ne kohe ne Torino dhe te mos bente gjestet e shemtuara. Por tani eshte shume vone dhe ne vend te kerkoje falje dhe te pergjigjet me koken ulur, ka zgjedhur rrugen me te lehte qe nuk ka kthim pas: Pak a shume sic ka bere ne cdo ekip ku ka luajtur me pare. Lojtar me aftesi te shkelqyera teknike por smund te thuhet e njejta gje per profesionalizmin e tij.

Por cfare ben ai nderkohe qe eshte zhdukur? Ben retweet foto nga ‘kohet e bukura’ qe po kalon me shoqerine diku. Foto me poshte eshte bere sot, Osvaldo ka ndryshuar look dhe duket shume i qeshur. Pablo, keshtu i shperblehet ekipit qe besoi tek ti, investoi tek ti, madje te dha leje nje jave per te shkuar te ngushellosh gruan se te vdiq vjerra ne argjentine? Nderkohe te tjeret sterviten diten qe i lindin femijet. Shume keq Pablo, shume keq. ‘Talent i shkuar dem’, kane qene fjalet e shume drejtorave sportiv te ekipeve ku ke luajtur, e nuk e paskan pasur te gabuar mendimin.

Foto e bere retweet nga Osvaldo diten e sotme, nderkohe asksh nuk e di se ku ndodhet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.