Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

800 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Osvaldo-Icardi: bashkejetesa e pamundur? Perkundrazi, Mazzarri mbeshtetet tek ai…

Osvaldo-Icardi: bashkejetesa e pamundur? Perkundrazi, Mazzarri mbeshtetet tek ai…
Ardi Deda

Walter Mazzarri e ka vleresuar gjithmone dhe pas ndonje sezoni ka arritur ta mare: Pablo Daniel Osvaldo eshte nje futbollist i Interit dhe mundesia qe ta mbylle kampionatin me nje shifer te dyfishte (ia ka dale me Romen dhe Espanyol) eshte konkrete. Ausilio e ka perseritur ne me shume se nje rast: “kerkojme sulmuesin qe di te beje gola”. Eshte e qarte qe tani ai i pret ato nga italo-argjentinasi. I njejti diskutim vlen edhe per teknikun, qe me ardhjen e sulmuesit ne Milano i ka thene: “shpresoj qe ky te jete sezoni yt me i mire”.

Bonus: i pari qe shpreson ne nje sezon te suksesshem eshte vete Osvaldo, jo vetem sepse nje sulmues jeton me golat, por edhe sepse bonuset te lidhura me pagene tij jane pikerisht te lidhura me golat. Cdo 5 gola arrihet nje bonus dhe me arritjen e 15 dhe 20 golave te shenuar rritja do te ishte akoma me e pershtatshme.

Nje skuader e te forteve: ish sulmuesi i Romes perfshihet ne nje kontekst te personave me karakter te “veshtire”. Ne pritje te Medel, Osvaldo ka gjetur tashme ne Pinetina M’Vila, Vidic, Juan dhe Icardi, me kete te fundit te pazbutur. Ndonje dyshim mbi blerjen e Osvaldo kishte ardhur ne lidhje me bashkejetesen me Mauriton, por nga Inter bejne te ditur se nuk jane te shqetesuar, perkundrazi Osvaldo eshte nje gjithckaberes. Mund te jete nje finalizues, por mund edhe te veproje si nje satelit. Nuk na mbetet gje tjeter vecse te presim.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.