Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,253 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Osvaldo: “Tek Inter per te qendruar gjate. Me Maradonan…”

Osvaldo: “Tek Inter per te qendruar gjate. Me Maradonan…”
Ardi Deda

Sonte mund te debutoje ne kampionat me fanellen e Interit, por duke lexuar deklaratat e tij, duke se ngjyrat zikalter jane tashme ne zemren e tij. Pablo Daniel Osvaldo rrefehet ne Gazzetta dello Sport dhe shprehet se deshiron te qendroje gjate ne Milano, si zikalter. Gazzetta ‘udheton’ ne jeten e rokstarit nga Buenos Aires midis grushtave (te vertete, te supozuar dhe dhe false), hobeve, objektivave dhe idhujve sportive.

Maradona – “Nese eshte e verte qe me ka kerkuar fanellen? Shume e vertete. Isha 17 vjec dhe Olarticoechea, i cili ka luajtur me Diegon, me thote qe duhet te shkojme tek nje mik. Dhe me thote: “Mer me vete nje fanelle tenden te Huracan, ai e kerkon”. Ok. Shkuam dhe i biem ziles. Hapet porta: Maradona. “Hola Daniel” – me thote – “Te shtunen kam pare ndeshjen tende, je i zoti”. Ishte ne shtepine e prinderve. Filloj te qaj, emocionohem. Ndersa e kisha perballe i jepja fanellen, dridhesha si femije qe isha”.

Stjarnan – “Kam ndjere dashurine e njerezve, por e rendesishme eshte qe te fitohet: eshte banale ta thuash por te fitosh dhe te arrish fizikisht ne formen maksimale ka rendesi. Me qetesi gjithcka do te vij. Penalltia? U nxeha sepse kishte vene bilbilin ne goje dhe me pas u mendua serish. Penallti e qarte. Ishte e drejte te jepej”.

Objektivat – “Zero fjale, sepse me pas nese flasim shume na sjell dhe fat te keq. Dashurojme faktet, sic thote shpesh Mazzarri”.

WM – “Thone qe me kerkone prej vitesh… Duke lene menjane shakate te fillosh ne nje vend te ri me nje teknik qe te ka dashur fort, eshte bukur. Eshte stimuluese, duhet te tregosh qe meriton besimin dhe qe ai nuk eshte gabuar. Nga ai me pelqen karakteri. Dhe ndihem mir ku punoj ne fushe”.

Bad Boy – “Kjo etikete ne fillim me nxehte, tani qesh per kete. Une jam shume normal, jam nje qe e nxeh vetem nje gje: padrejtesia. Nuk e duroj dot, dhe nese shoh padrejtesi e humbas durimin. Kam reaguar gjithmone ndaj padrejtesive, edhe duke gabuar, ekzagjeruar. Tani po mesoj te ruaj qetesine”.

Osvaldo i nxehur -“Grushtet e mia? Le te themi qe… dy ne djete grushta jane te verteta. Me pas ishte nje ambient per te cilet isha i bezdisshem dhe kerkonin nje fajtor”.

Gol kryeveper – (18.05.2008, roveshate ne Torino-Fiorentina) “Sot ktehemi ne Olimpico, koincidence e bukur. Nje fillim te mire, shpresoj. Me vjen dnermend ai gol me roveshate qe per rendesine dhe per gjestin ka qene goli me i bukur”.

Roma – “Golin me te bukur ma kane anulluar padrejtesisht, dhe natyrisht jam nxehur. Kur e ndjej, bej roveshata”.

Ndryshime – “Largimi per shkak te ndeshkimit ose fakteve te tilla? Eshte e vertete. Po, eshte pikerisht e vertete. Do te thote qe nuk ndjej me respektin per personin tim nga ambienti dhe me kalon deshira te qendroj aty”.

Morali – “Ne fushe mund te me thuash cdo gje. Nuk me intereson fare. Por jashte, me lini te qete. Jashte jam Daniel dhe gjithcka eshte puna ime dhe nuk duhet te nderhysh”.

Librat – “Frédéric Beigbeder, por edhe Orwell, Bukowski. Frédéric eshte provokator si shkrimtar. Me pelqen si mendon, si shkruan. Keshilloj librin “Dashuria zgjat tre vjet”.

Qendrueshmeri – “Po. Kam deshire. Pse kam nderruar kaq shume skuadra? Sepse pak ka shkuar keshtu, pak nuk e di dhe nuk me pelqen te shoh pas. Te shkoje si te shkoje, gjithsesi jam i kenaqur nga rruga qe kam pershkruar. Eksperienca. Por, tani, tek Inter dua te qendroj per nje kohe te gjate”.

Rock – “Medel eshte me shume rock nga te gjithe… Dhe profili i nje skuadre rock me pelqen, me ngjit. E rendesishme eshte te godasim fort, ne kuptimin e mire, dhe te vrapojme shume. Me pas cilesite dalin jashte. Po, jemi dhe te uritur: mendoj qe Mazzarri ka pare edhe kete. Futbolliste me sasi dhe me cilesi. Dhe me pas jemi Inter: te mendojme te bejme mire eshte… detyrim. Europa League te jep kalimin ne paraeliminatoret e Champions? Te mendojme per sot. Oh: cfare behet ne Ukraine? Te shpresojme mire…”.

Scudetto – “Do te isha hipokrit te jepja leksione. Por dy gjera duhen: mentalitet fituesi dhe te qendrojme ne pjese gjithmone”.

Conte – “Me te kam nje raport shume te mire: temat e karakterit per tu vendosur ne fushe jane te njejtet. Pa te Juventus do te kete me pak uri? Nuk besoj. Kombetarja? Eshte bukur te kthehem”

Sulmi argjentinas – “Icardi eshte shume i forte, eshte nje killer i vertete: jemi mire. Me pas mungon Rodrigo: nje kampion. Lavezzi? Pocho eshte Pocho por mos me pyesni mua…”.

Festimet – “Si Batistuta? E di qe e kam njohur dy muaj me pare per here te pare? Kam lexuar historine e tij, me ka goditur. Jemi takuar ne aeroplan, i kam kerkuar te bejme nje foto: dukesha nje femije edhe aty, si me Maradonen. Idhull absolut”.

Kampionati – “Ne Torino nuk eshte e thjeshte”.

Tatuazhet – “Nje salmon sepse eshte nje gjeni, godet te gjithe dhe vazhdon rrugen e tij. Kunder rrymes”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.