Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

792 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pagliuca: “Handa mbrapa vetem Buffon-it. Mbi Bardi-n…”

Pagliuca: “Handa mbrapa vetem Buffon-it. Mbi Bardi-n…”
Ardis
  • On 22/04/2014, 10:30

Interviste ne TuttoSport per Gianluca Pagliuca, numri 1 historik i Interit. Pagliuca ka folur edhe per Samir Handanovic dhe situaten e merkatos persa i perket sllovenit.

Pagliuca, ju keni pritur 23 penallti nga 109, nje ne kater penallti: Handanovic eshte nje nga me te miret specialiste qe keni pare?
“Gjithmone i ka pritur, kete vit eshte ne kuoten e tre pritjeve te penalltive, dy te fundit qe ka neutralizuar kane qene shume te rendesishem sepse kane konciduar me dy fitoret e Interit jashte shtepise, thelbesore ne lidhje me Europa League. Eshte e vertete, sezonin e shkuar ka pritur me pak, por mund te ndodhe. Handanovic eshte nje specialist dhe penalltite e pritura me Sampdorian dhe Parmen vlejne me te vertete si gola te fitores”.

Eshte nje talent apo arrihet me stervitje pritjet e penalltive?
“Ose e ka ose nuk e ka. Me stervitje mund te permisohet, por eshte nje dhunti natyrale. Sigurisht, duhet te studiosh me shume kundershtaret: une shikoja dvd, i dokumentoja menyre sesi godisnin dhe besoj se e ben edhe Handanovic”.

Te luash ne nje ekip te madh eshte ndryshe ne krahasim me nje ekip te mesem – te vogel. Ndikon edhe ne situaten e nje penalltie?
“Jo, ky eshte nje episod me vete, por nese luan tek Inter eshte gjithcka ndryshe ne krahasim me Udinesen. Ndryshon menyra sesi e trajton ndeshjen, pergjegjesia qe ke, presioni qe perballesh”.

Si e gjykoni sezonin e Handanovic?
“E ka filluar me nje nivel te pranueshem, por eshte ngritur mjaft mire dhe po ben nje super finale te sezonit. Ka bere disa gabime me Parmen ne transferte dhe Atalanten, por rendimenti ka qene i mire dhe nuk mund te vihet ne diskutim. Vitin e kaluar Handanovic beri shume mire, por kishte edhe fantazmen e Julio Cesar per te larguar. Gjithsei mbas Buffon qendron me i miri i Serie A”.

Ne kete menyre ju do te vazhdonit ti besonit atij?
“Absolutisht po. Eshte nje lojtar qe ben diferencen. Sigurisht, nese do te ofronin 70-80 milione… Ndryshe do te sakrifikoja dike tjeter”.

Inter ka nje kontrate me Bardin. Eshte gati?
“Ka nje te ardhme te sigurte, eshte nje perspektive e mire dhe ka bere nje sezon te mire, por eshte akoma i ri dhe ka nevoje te luaje vazhdimisht. Une do ta coja ne huazim dhe do ta shtyja vendimin ne veren e 2015: per momentin, Interi duhet te rinise nga Handanovic”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.