
“Pak e pranojne, por kjo eshte e vertata e situates se Rafinha & Cancelo: nje siguri dhe nje dyshim.”
Rafinha Alcantara dhe Joao Cancelo kane qene dy nga temat me te nxehta te merkatos zikalter ne javet e fundit te Serie A.
Nderkohe qe paraqitjet e tyre ishin shume te larta ne fushen e lojes, nga ana tjeter, bente lajm fakti se ata ishin ne huazim me te drejte blerje tek Interi.
Kjo sepse, zikalterit e gezonin te drejten e blerjes, por per shkak te Fair Play Financiar nuk e kishin aspak mundesine ti blinin sepse i kishin duart e lidhura.
E keshtu, e drejta e blerjes se Cancelos skadoi ne daten 31 maj, ndersa ajo e Rafinhas pak dite me pas.
Edhe pse lojtaret nuk do te jene me lojtare te Interit pas dates 30 qershor (date kur skadon huazimi i tyre), Interi nuk eshte dorezuar ende.
Pikerisht per kete gje ka shkruar edhe gazetari i njohur prane Interit, Fabrizio Biasin.
Ja fjalet e tij:
“Ka dy te verteta per lojtaret qe disa ose bejne sikur nuk e kuptojne, ose nuk e kuptojne vertete. Cancelo ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per Interin ne Champions, por dihej nga fillimi qe Interi do e kishte te pamundur ta blinte per ate shifer qe ishte rene dakort. Ai do te ishte shume i lumtur qe te vazhdonte tek Interi por nuk e tregon dashurine ne publik ashtu si e tregon Rafinha. Cancelo eshte thjesht nje profesionist qe per momentin po shikon verdalle per zgjedhjen me te mire per karrieren e tij sepse edhe vete Interi nuk e ka te sigurt nese do te arrije ta bleje.”
“Ndersa per sa i perket Rafinha, jam i bindur se i ka thene Interit: ‘do te pres sa te doni vetem qe te rikthehem tek Interi’. Per kete qe them jam i sigurt. Por Cancelo eshte nje lloj tjeter personaliteti dhe lojtari, nuk e di nese i ka thene Interit se do i prese. Pastaj varet cdo gje edhe nga buxheti i Interit, mbase nuk mund te blihen dot te dy, sepse duhet te blihen edhe lojtare te tjere.”