Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,246 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta pak perpara ndeshjes jep lajmin e madh: “Neser do te zyrtarizohet blerja e radhes tek Interi. Fjalet e Contes…”

Marotta pak perpara ndeshjes jep lajmin e madh: “Neser do te zyrtarizohet blerja e radhes tek Interi. Fjalet e Contes…”
Inter Club Staff

Vetem pak minuta perpara nisjes se ndeshjes Inter-Getafe, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, ka folur per mikrofonat e Sky Sport dhe ka dhene nje lajm shume te mire nga merkato por ka folur edhe per fjalet e Contes.

Si jane gjerat ndermjet jush dhe Contes?

“Te shtunen u mbyll nje kapitull shume i rendesishem, nje kampionat anomal dhe i veshtire per te gjithe, sidomos per ne italianet.”

“Sot eshte hapur nje tjeter ama, me Europa League ku ne do te tentojme te nderojme fanellen dhe do te kerkojme maksimumin.”

“Do te kerkojme te ndjekim sa me shume linjat e guides te vena nga klubi dhe do te respetojme sa me shume Interin brenda dhe jashte fushes. Jam pergatitur mire.”

A ka mundesi qe te vazhdoni perpara?

“Ne te gjithe jemi te perqendruar per kete nate sot. Conte dje ka dhene disa deklarata teper te vlefshme dhe ne jemi dakort me ato qe ai tha dje.”

A e justifikoni dot Conten dhe tonin e perdorur nga ai ne ate moment?

“Kush jeton ne boten e futbollit i njeh shume mire keto dinamika dhe di te jetoje me to.”

“Nuk ka asnje pozicion te shoqerise, ne kete moment jemi te gjithe te perqendruar per kete nate te rendesishme per te ardhmen e ketij sezoni dhe te Interit. Ky eshte prioriteti.”

Po i driblon mire pyetjet…

“Mund te kisha qene burim deklaratash sot, e di, por me mire te mbetemi te perqendruar tek kjo ndeshje qe eshte shume e rendesishme.”

Ti mund te jesh thelbesor ne kete faze dialogu ndermjet paleve?

“Une besoj te te gjithe komponetet e klubit, dhe pronaret dje kane folur me Conten. Objektivat i kane te perbashketa: ate qe ti dhurojne tifozeve dhe te gjitheve atyre qe punojne tek Interi kenaqesi.”

“Te gjithe po mundohen qe te bejne me te miren. Edhe une dua te jap me te miren time ne cdo situate.”

Cilat jane motivet qe e kane shtyre Conten te flase ne ate menyre duke pare punen qe eshte bere?

“Ashtu si e thashe edhe pak me pare, ne menyre te sjellshme po vihem ne dispozicionin tuaj por jemi shume te perqendruar tek ndeshja e sotme.”

“Jemi teper te perqendruar te ky proces rritje i Interit, nje cikel per tu vleresuar dhe qe ne duam ta shohim ne rritje.”

“Duam te perqendrohemi per te vazhduar kete rruge. Degjova pak me pare ne bokset e stadiumit te prezantoheshim si zevendes kampionet e Italise dhe me tronditi nje moment per mire. Jemi ne rrugen e duhur.”

A besoni te Sanchez pavarsisht Lautaros?

“Duhet te them perpara jush se neser do te zyrtarizojme blerjen me te re te Interit: Alexis Sanchez. Ai eshte nje lojtar teresisht i Interit tashme.”

“Zyrtarizimi do te ndodhe diten e neserme ne mengjes.”

“Kemi nje kontrate me lojtarin per tre vite sportive, besojme tek ai dhe tek aftesite e tij per te qene nje pjese e rendesishme e skuadres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.