Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,082 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

‘Pakti Nazzareno’ – Kur Interi ndihmoi Milanin qe te ngjitej ne Serie A

Inter Club Staff

Perpara ‘paktit Nazareno’ me ngjyrim politik ne 2014 i bere nga Renzi dhe Berlusconi, ne vitet 80 te gjithe tifozet e futbollit nuk e kane harruar ‘Paktin Nazzaereno’ (i ndryshem vetem nga nje ‘z’ me shume) por kesaj radhe i bere ndermjet dy skuadrave nga Milano.

Protagonistet ishin ne ate kohe Interi dhe Milani, me kete te fundit qe kishte rene ne Serie B. Qe ne ate kohe nuk shiheshin aspak me sy te mire kalimet e lojtareve ndermjet dy skuadrave milaneze, por ishte nje moment kur zikalterit ndihmuan me te gjitha mundesite kuqezinjte te ngjiteshin perseri ne Serie A.

Sipas asaj qe tregon Affaritaliani,it, gjithcka nisi ne 1982, pas Boterorit te fituar nga Italia e Fulvio Collevati, ne ate kohe mbrojtes i kombetares se Bearzot qe sapo kishte rene me Milanin ne Serie B (skuader ku ishte kapiten), dhe ndryshe nga Franco Baresi as nuk deshironte qe ta mendonte mundesine te qendronte me Milanin ne Serie B.

Ne ate kohe u be perpara klubi zikalter, qe e pagoi me flori lojtarin, por ‘tradhetia’ e tij nuk mund te kaperdihej kurresesi nga tifozet e Milanit.

Per te qetesuar shpirtrat dhe per te ndihmuar Milanin, zikalterit bene nje sakrifice por me deshire, nga ato sakrifica qe nese nuk deshiron nuk i ben. Ata i dhane Milanit plot tre lojtare ne huazim vetem e vetem qe ti ndihmonin qe ngjiteshin direkt ne Serie A. U zgjodh nga nje lojtar per cdo repart: stoperi Nazzareno Canuti, mbrojtesi i qendres qe luante edhe si mesfushor Giancarlo Pasinato dhe sulmuesi Aldo Serena.

Ndryshe nga dy shoket e skuadres, te cilit ishin me origjine nga Veneto, Nazzareno Canuti ishte nga Lombardia (Mantova, per te qene me i sakte), autokton Milanez dhe autokton tifoz Interist qe ne vogeli, i rritur tek skuadrat e moshave te Interit. Te pranonte transferimin tek Milani per te ishte nje akt i detyrueshem nga Interi, sepse ne ate kohe lojtaret nuk mund te kundershtonin transferimet plus lojtari ishte i ri ne moshe dhe nje refuzim i tille mund te ndikonte negativisht ne te ardhmen e tij.

Qe te vinte tek Interi, – lexohet tek Affariitaliani.it – lojtari kishte kaluar nje prove qe ne moshen 14 vjecare. Ai ishte prezantuar si nje sulmues i djathte krahu, por vetem qe te vinte tek zikalterit kishte pranuar te luante si mbrojtes, sepse sulmuesit e krahut ishin me shumice tek Interi. Edhe si stoper, Canutti ishte teper i vrazhde, jo shume i rafinuar nga ana teknike. Por i mbushte te gjithe boshllqet dhe difektet me paraqitjen atletike dhe forcen e lojes ne ajer: ishte i mrekullueshem, edhe pse nuk kishte ndonje gjigand, vetem 181 centimeter gjatesi.

Pasi i mori me radhe moshat zikalter, ai debutoi me skuadren e pare ne vitin 1975 me Chiappella si tranjer dhe ne shtate vite tek Interi kishte fituar kampionatin ne 1980 plus dy Kupa Italie nje Mundialito ne 1981, ne te cilen kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit qe i takonte zakonisht Graziano Binit.

Ne hapat e pare me te ‘medhenjte’ ai ishte shoqeruar me legjenda si Facchetti apo Mazzola te cilet po luanin ndeshjet e tyre te fundit. Ne 130 prezenca me Interin, Canutti kishte realizuar nje gol dhe ne kombetare kishte 12 prezenca me Under 21. Ai me Binin ne ate kohe formonte nje mbrojtje te pathyeshme tek Interi.

Ne sezonin e tij te vetem tek Interi, Canuti luajti perkrah Baresit i cili ishte bere kapiteni i ri i skuadres dhe dha ndihmen e tij per ngjitjen e Milanit ne Serie A me 31 ndeshje te luajtura. Nderkohe dy lojtaret e tjere zikalter te huazuar luajten respektivisht 33 ndeshje duke shenuar 7 gola per Pasinaton dhe 20 ndeshje me 8 gola per Serenan.

Ne fund te sezonit te gjithe u larguan nga Milani, por ajo qe te bie ne sy ne te gjithe kete histori eshte fakti qe Interi ndihmoi nje Milan te shkaterruar qe rrezikonte renien ne Serie C falas me lojtare ne huazim qe ata te riktheheshin ne Serie A. Ne fund ata ja dolen, por pa Interin, vetem mund ta enderronin ate ngjitje historike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.