Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

805 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: Gol, asist dhe frike. Ka pesuar nje goditje ne kaviljen e majte

Palacio: Gol, asist dhe frike. Ka pesuar nje goditje ne kaviljen e majte
Ardi Deda

Ne fitoren e mbremshme te Argjentines kunder Trinidad Tabago me rezultatin 3-0, Rodrigo Palacio ka qene protagonisti i mbremjes me nje gol dhe nje asist. Por ne pjesen e dyte, ka frikesuar teknikun Sabella dhe te gjithe tifozet argjentinas dhe interiste kur ka dale nga fusha me dhimbje ne kavilje. Pas ndeshjes Palacio ka folur me shtypin argjentinas dhe ka shpjeguar situaten: “Besoj se behet fjale per nje goditje ne kavilje, do te bejme kontrollet dhe do mund te themi se sa ishin permasat e kesaj goditje. Zevendesimi ishte parandalues sepse kisha veshtiresi ne te ecur, por besoj se nuk eshte asgje e rende. Goli? Besoj se eshte e rendesishme te vijme ne momente vendimtare ne top forme dhe tani do te punoj per tu rekuperuar ne kuader te ndeshjes se pare ne grup”.

“Sigurisht qe kur behet fjale per kaviljen ke gjithmone frike se mund te jete dicka e rende – tregon Palacio -, por kam folur me doktorat dhe me kane qetesuar. Dinamika e demtimit? Isha ne krah dhe pasi gjuajta topin me koke kam zbritur keq dhe mund te kem rene ne kemben e kundershtarit. Dua te qartesoj nje gje, kam dashur une te dal nga fusha per te mos rrezikuar dhe per tu pergatitur per ndeshje te tjera”. Keshtu, asgje e rende per sulmuesin zikalter qe ka merituar tijut e te gjithe gazetave te amerikes jugore, midis te cilave edhe te Globo Esporte, per te cilin thote: “Ka lene ne hije Messi dhe Di Maria”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.