Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Goli im më i bukur? Ai i derbit këtë vit, me thembër”

Palacio: “Goli im më i bukur? Ai i derbit këtë vit, me thembër”
Adonis Rexha

“Nuk jam i marrshem, thjeshte nuk me pelqejne intervistat”, megjithate kjo fjali u shoqerua me nje buzeqeshje. Ka pasur shume, shume mesazhe nga fansat zikalter per nje nga idhujt e tyre, i cili thote se ai eshte i nderuar qe luan per Interin, qe ai e konsideron si nje nga ekipet me te mira ne bote.

Nje idhull i vertete, Rodrigo, ne menyre modeste por vdekjeprurese perpara portes, ku e pame te gjithe ate qe beri ne fund te dhjetorit. Lojtar i derbit? Jo. Kam qene me fat qe kam shenuar golin e pare ne derbi, por nuk jam nje lojtar i derbit. Milito eshte, sepse ka shenuar shume. Shpresoj te shenoj perseri ne ndeshjen tjeter, do ishte e mjaftueshme per te fituar. Derbi ndeshje speciale? Perpara kesaj kemi Napolin, nje tjeter ndeshje e veshtire, e cila eshte e rendesishme per ne per ta fituar dhe per tu kualifikuar ne Europa League. Pastaj vjen derbi, ndeshja me e mire e vitit, te cilen natyrisht qe shpresojme se do ta fitojme.”

“Te gjithe derbit jane te bukur, fansat ne Argjentine jane me fanatiket, por edhe ne Itali, por ne ketu jetojme ndryshe. Te luajme ne derbin e Milanos eshte gjithmone e bukur, te luajme ne San Siro te ster-mbushur eshte emocionuese. Disa dite para ndeshjes, une gjithmone takoj fansat ne restorant dhe me bejne rekomandime si: futbolli eshte keshtu, njerezit jetojne per futboll, si ne. Ne do te bejme gjithçka per te fituar.”

Flet per golat: Goli im me i bukur? Ai i derbit te ketij viti, me thember, por qe ishte edhe me i rendesishemi. Pastaj tjetri per Kupe te Italise vitin e kaluar kunder Bologna-s, me pelqeu aq shume. Nje goditje jashte zones, madje edhe trajneri me pergezoi. E treta? Ai kunder Catania-s, perseri vitin e kaluar. Po ashtu, ajo parabola kunder Cluj.”

Futbolli eshte gjithçka per Rodrigon, por sulmuesi Argjentinas ka edhe nje tjeter pasion: “Une  shkoj shpesh per te pare ndeshjet e Olimpia Milanos, me pelqejne dhe kam nje mik shume te mire qe luan per ata: Bruno Cerella. Une jam fansi numer nje i tij, jemi miq qe nga femijeria, jemi rritur bashke ne Bahia Blanca, kemi luajtur shume bashke dhe kemi shume miq te perbashket. Sot Olimpia ka nje ndeshje te rendesishme, shpresojme ta fitoje, pastaj eshte ndeshja e peste dhe kualifikohen per Final Four qe luhet ne Milano. Ne çfare pozite luani basketboll? Playmaker, ndosha per shkak te gjatesise.”

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.