Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,286 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Inter, kurre nuk jam lodhur keshtu. Milito, Icardi, Belfodil, Strama…”

Palacio: “Inter, kurre nuk jam lodhur keshtu. Milito, Icardi, Belfodil, Strama…”
Xhorxh Gellci

Interviste e gjate ne Corriere dello Sport per Rodrigo Palacio. Argjentinasi ka folur per gjithcka per boten Inter dhe jo vetem, duke premtuar gola dhe fitore. Nje vit ringritjeje pas nje sezoni katastrofik, te pakten ne nivel klubi. Dhe ai do shkembente disa gola te tij per titujt kolektive.

Palacio jeni i sinqerte: Inter eshte per Scudetto?

“Ne kete moment nuk duhet te mendojme per Scudetton, por per ndeshjen e rradhes. Kemi nje skuader te mire, per kete jam i bindur, dhe eshte e nevojshme te bejme maksimumin per te provuar te fitojme gjithmone. E rendesishme eshte te punojme dhe te japim gjithmone gjithcka, Do e shikoni qe rezultatet do te vijne.”

Ne realitet, cili eshte objektivi i Inter?

“Te luftoje per te qendruar sa me lart te jete e mundur. Nese do mundemi te synojme Scudetton me mire, por e rendesishme eshte te jemi kompetitive dhe te qendrojme lart, ne krye te klasifikimit.”

Juventus eshte larg konkurrences tuaj?

“Eshte nja hap perpara ne krahasim me skuadrat e tjera per kualitet lojtaresh. Per me shume ka stil loje efikas dhe skema te konsoliduara sepse kane kohe qe luajne bashke. Me Tevez, Llorente dhe Ogbonna, bardhezinjte jane permiresuar akoma.”

Tevez mund te levize ekuilbrin e kampionatit?

“Eshte nje sulmues i madh qe ka bere diferencen ne cdo skuader qe ka luajtur. Per mua do te beje nje sezon si protagonist.”

Si ish-shok i Tevez ne Kombetare, cilat jane pikat e tij te forta?

Ne luften nje kunder nje eshte i tmerrshem dhe nese i jepet rasti, nuk e gabon.”

Tevez-Llorente eshte dyshja-kopertine e Serise A?

“Kane shume eksperience dhe te gjithe presin shume nga ata.”

Dhe nese ne fund Milito dhe Palacion do shenonin me shume nga te gjithe?

“Do ishte bukur. Shpresojme te bejme shume gol, mbi te gjitha per te ndihmuar Interin.”

Flasim per bombera te tjere. Balotelli ju pelqen?

“Po sepse ne fushe ben diferencen. Eshte i forte fizikisht, teknikisht eshte nje fenomen dhe ndihmon shume skuadren. Per Milanin ka qene i rendesishem nga janari e deri ne fund.”

Ju pelqen dyshja e re e sulmit te Fiorentines Gomez-Rossi?

“Gomez e njoh vetem nga televizioni, kur kam pare ndeshjet e Bayern. Sigurisht eshte nje sulmues qe ndjehet afer portes dhe nuk gabon kurre. Rossi tani eshte mire tani dhe nese kthehet ne nivelin e Villareal… ai ka instiktin e golashenuesit.”

Totti dhe Di Natale qe shenojne kaq shume ne moshen e tyre jane raste per studim?

“Totti eshte impresuonues, nje lojtar jashte klasi. Di Natale eshte shume konstant. Qe kur kam arritur ne Itali ben gjithmone 20 gola ne kampionat. Me te vertet i pabesueshem.”

I kenaqur nga 22 golat e tu vitin e shkuar me Interin?

“Po, sepse nuk shpresoja per nje sezon me kaq shume gola. Sinqerisht, i kam kaluar pritshmerite e mia.”

Ne 2013-14 mendon se mund te besh me mire?

“Shpresoj qe po dhe punoj per kete objektiv. Me pelqen te permiresohem gjithmone.”

Ke ndonje merzitje personale nese mendon per kampionatin e shkuar?

“Nuk i kam ‘tretur’ dot dy demtimet qe me kane bere te humbas shume ndeshje, disa shume te rendesishme. Do te doja te luaja me shume.”

Cili ka qene goli jot me i bukur?

“Kunder Bolognes ne Kupen e Italise.”

Dhe me i rendesishmi?

“3-1 ne Torino kunder Juventus.”

Palacio golashenues me i mire i kampionatit te ardhshem: enderr apo mundesi konkrete?

“Eshte shume e veshtire qe te mund te behem golashenues kryesor i Serise A, por gjeja me e rendesishme eshte te fitojme dicka. Preferoj te shenoj me pak dhe Interi te arrije lart, sesa te marr kenaqesi personale dhe jo ne nivel skuadre.”

Kur do te kthehet Milito?

“Besoj dhe shpresoj shpejt. Ne stervitje shkon shume mire dhe duke e pare te punoje, cuditemi te gjithe. Te gjithe e dime sa i rendesishem eshte per ne dhe cfare mund te na jape.”

Cfare mendon per blerjet e reja Icardi dhe Belfodil?

“Me pelqejne sepse jane te rinj, kane shume mundesi per permiresim dhe mund ti japin shume skuadres. Ne te tashmen dhe ne te ardhmen. Mendoj se Interi ka bere dy blerje te medha duke siguruar elemente me potencial.”

Cilat jane aftesite kryesore te Icardit?

“Levizja dhe kercimi.”

Po ato te Belfodil?

“Teknika dhe driblimi, pa harruar forcen dhe deshiren e tij, sepse tani po ndjek Ramazanin, dhe po ben nje forcim te dyfishte, edhe gjithashtu nuk humb asnje stervitje.”

Cfare ndjesie ke patur nga Mazzarri?

“Shume te mire dhe me pelqen shume si punon. Eshte nje trainer me shume eksperience dhe ka idete e qarta dhe ben gjithmone dialoge me lojtaret. Na shtyn gjithmone te permiresohemi dhe te japim maksimumin, na motivon shume.”

Vitin e shkuar cfare mendoje per Napolin e tij?

“Luante me shume intensitet dhe vraponin te gjithe. Skuadrat e Mazzarrit ofrojne nje futboll sulmues dhe shenojne shume. Per nje sulmues eshte maksimumi.”

Ne 3-5-1-1 te teknikut, ti nisesh mprapa sulmuesit kryesor. Eshte roli jot ideal?

“Me pelqen te luaj ne ate pozicion. Po stervitem per tu pershtatur dhe per te bere mire.”

Jeni lodhur ndonjehere kaq shume ne grumbullim?

“Me sa me kujtohet do te thosha jo, por eshte me mire keshtu.”

Ne miqesoren e te merkures ishit ju qe shenuat golin e pare zikalter per sezonin e ri. Nje mesazh?

“Golat qe kane rendesi jane ato qe shenohen ne ndeshje zyrtare. Tani jemi te gjithe te lodhur per shkak te punes, por te tilla gola te rrisin nivelin e besimit.”

Ju vjen keq per shkarkimin e Stramaccionit?

“Po, sepse me te kisha nje raport te mire. Me ka ndihmuar te pershtatem dhe me ka dhene besim. Fatkeqesisht, ne futboll kur nuk ka rezultate te mira, e paguan trajneri.”

Kur firmosi me Interin pritej vendi i 9te dhe me 16 humbje ne kampionat?

“Sinqerisht jo. Mendonim se do benim me mire, por tani nuk sherben gje po te mendosh per te kaluaren: duhet te punojme qe sezonin i ri te mos jete si ai i kaluari. Do jete thelbesore qe moe te bejme te njejtat gabime. Kemi gjithçka qe duam per te shkruar nje histori te re.”

Jeni ende i sigurt qe keni bere zgjedhjen e duhur per tu transferuar tek Interi?

“Jam i sigurt. Vitin e kaluar mora vendimin me te mire per mua dhe per karrieren time. Jam shume i lumtur sepse ketu mund te fitoj shume.”

Por Interi ka dy sezone me 0 tituj dhe eshte jashte kupave europiane. Ç’mendon per kete?

“Jam ne nje shoqeri te madhe dhe ne futboll ekzistojne ciklet. Mund te ndodhe qe nje klub te rrije nje-dy sezone pa fituar kupa, por ne jemi Interi dhe do ta shihni qe do rikthehemi me rezultate te medha.”

Ne nje vere ku kane ndryshuar skuadra bomber te ndryshem si Falcao, Neymar, Tevez dhe Cavani, ndersa per ju nuk erdhi nje propozim per merkaton. Kjo gje ju ben te mendoheni?

“Jo, une jam mire tek Interi, nuk ka pse te me vije keq per ate gje.”

Nese Napoli arrin te bleje Higuain, ‘Pipita’ do t’i bente tifozet te harronin Cavanin?

“E njoh mir Gonzalon dhe me pelqen shume si sulmues. Ai eshte nje top-player dhe mund ta zevendesoje Cavanin pa problem. Ne karriere ka bere gjithmone shume gola dhe jam i sigurt qe do vazhdonte te shenonte dhe ne Itali.”

Ka nje lojtar qe te ka impresionuar gjate Kupes se Konfederatave?

“Te jem i sinqerte, kam qene me pushime ne Bahia Blanca dhe kam pare pak futboll ne TV.”

Finalja e NBA me shokun tuaj Manu Ginobili qe nuk arriti ta fitoje titullin ne San Antonio Spurs, por, e ka pare…

“Kur ka ndeshje te rendesishme ne Bahia Blanca ndalohet gjithçka dhe te gjithe jane perpara televizorit. Me vjen keq qe Ginobili humbi unazen gjate asaj ndeshjeje deçizive kunder Miami Heat. Bera tifo per te, ashtu si dhe qytetaret e tjere, por fatkeqesisht kjo nuk mjaftoi.”

Guarin dhe Juan Jesus kane ndryshuar numrat e bluzave qe kane pasyur. Ju do te mbani perseri numrin 8?

“Kur isha tek Boca mbaja numrin 14, por erdha tek Genoa dhe nuk mund te merrja 14 sepse e mbane Sculli. Zgjodha bluzen me nurmin 8 dhe me solli fat. Keshtu qe nuk kam ndermend ta nderroj ate numer.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.