Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

692 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Mazzarri-Strama, ka ndryshim. Juve? Nuk duhet…”

Palacio: “Mazzarri-Strama, ka ndryshim. Juve? Nuk duhet…”
Ardis
  • On 13/09/2013, 13:54

Interviste ekskluzive edhe per Rodrigo Palacio, qe flet per Gazzeta dello Sport mbi ndeshjen kunder Juventusit, por jo vetem.

Rodrigo Palacio, eshte kthyer me i lodhur apo me i kenaqur?
“Te luash ne kombetare te ben gjithmone mire. Sigurisht, pak i lodhur jam, por nuk duhet te mendoj per kete: per Inter-Juve, lodhja nuk ekziston”.

Si eshte te luash me Messin?
“Shume bukur nqse je perqendruar gjate gjithe kohes, sepse shpejt apo vone, topi i sakte te vjen gjithmone. Ose hapesiren e krijon ai me lojen e tij”.

Si eshte te luash me Tevez: ne formacionin e kombetares vendin ia kni marre ju…
“Gjithsesi ne Argjentine e duan akoma shume vete: jo me kot e therrasin lojtari i popullit. Pastaj ne nje boteror ka raste qe grumbullohen edhe 6 sulmues: Messi, Higuanin dhe Aguero jane te sigurte dhe une, Lavezzi dhe Tevez mund te jene edhe tre te tjere”.

Cfare keshille i jepni Campagnaros, Ranocchia dhe Juan Jesus?
“Carlos eshte fantastik per menyren se si e mbron topin dhe pastaj kthehet si nje rrufe. Duket i vogel: ne te vertete eshte shume i madh dhe ka shume force. Por keto gjera Hugo i di tashme”.

Ja dhe Campagnaro: cfare ka sjelle tek mbrojtja e Interit?
“Hugo ka nje shpejtesi qe nuk e kane te tjeret, por kjo e ben qe te humbase agresivitetin. Nje sulmues kunder tij nuk luan asnjehere i qete: eshte gjate gjithe kohes i pranishem sepse ai nuk e le te marre fryme. Nje si ai te jep siguri dhe atyre qe luajne perkrah tij”.

Flasim per shokun tend tjeter te kombetares, Alvarez: i habitur per kete fillim sezoni?
“Ricky-n e njoh qekur ishte ne Argjentine, e dinte se cfare mund te bente. Kishte nevoje per besim dhe per kushte fiziku te mire. Jam i sigurte se do te rritet akoma”.

Po nqse themi ‘finto nueve’?
“I kthej pergjigje qe jam nje sulmues i dyte (seconda punta), por qe me pelqen te luaj edhe ashtu: sepse jam me te vertete «finto» dhe jo nje sulmues pyke klasik. Me pelqen sepse lodhem me pak jam me afer portes dhe me jep mundesine te shenoj me shume gola”.

Handanovic ka thene: kete vit kemi rifilluar nga abc? Kush eshte abc e Palacios?
“Shume pune mbi levizjet e sakta per tu adaptuar ne sistemin e lojes qe propozon trajneri”.

Gjeja qe Mazzarri e perserit me shume?
“Ne rast se humbasim topin, duhet te kthehemi sa me shpejt te jete e mundur per te marre topin mbrapsh nga ai qe na e mori. Ka shume mundesi per ta rekuperuar”.

Eshte e vertete qe loja e Mazzarrit eshte maksimumi per nje sulmues?
“Me pelqen situata kur vijne shume lojtare ne zone: keshtu krijohen situata te rrezikshme dhe me shume mundesi per te shenuar”.

Sot te gjithe flasin per rendesine e Mazzarrit: por kush jane diferencat me evidente, ne krahasim me vitin e shkuar?
“Stramaccioni eshte nje trajner i mire: ka paguar faktin qe kemi luajtur shume nga gushti deri ne mars dhe pesuam shume demtime, si me perpara ashtu edhe me mbrapa. Problemi eshte se kur fillon humbet faji eshte gjithmone i trajnerit, por ne te vertete faji eshte i te gjitheve”.

Ndonje keqardhje?
“Qe kam luajtur kaq pak me Militon, shoku klasik i repartit qe te ndihmon qe te japesh maksimumin. Kohet e fundit e kam pare shume mire, i gatshem: e presim me krahe hapur”.

Por pyetjes se meparshme nuk iu pergjigje… Kthehehemi edhe njehere: Cfare ju ka bere pershtypje nga Mazzarri?
“Ne dhomat e zhveshjet ndihet shume personaliteti i tij, ne fushe ndihet shume prezenca e tij, edhe nepermjet zerit: nuk te le asnjehere te qetesohesh, kerkon qe gjithcka te behet ne maksimum, gjithmone. Dhe me te ka me shume linja taktike, me vigjilente ndaj levizjeve: ne kete pjese Stramacioni te jepte me shume liri”.

Eshte e vertete qe Palacion me te mire e kemi pare kaq vone, pothuajse ne moshen 30 vjec?
“Per mua jo. Tashme kam me shume eksperience, luaj me i qete, por ne Argjentine luaja me mire: isha me i shpejte, me efikas ne dribbling, doja shume te jepja assist. Tashme kerkoj me shume zonen, kerkoj me shum golin”.

Sa eshte largesia midis Interit dhe Juventusit?
“Jane skuadra te ndryshme me te forte se ne, ose ndryshe Juve, Milani dhe Napoli: mund te konsiderohemi ne te njejtin nivel me Romen dhe Fiorentinen, por mbrapa ketyre tre te parave. Pra, per te fituar skudeton do te jete shume, shume e veshtire, por nuk duhet te heqim dore dhe duhet te punojme per kete. Kemi nje pakt: te mendojme ndeshje mbas ndeshjeje dhe te mos harrojme se duhet te permisohemi akoma ne shume gjera, sepse akoma gabojme shume. Sic thote Mazzarri vazhdimisht”.

Cfare do donit te shikonit neser nga Interi qe nentorin e kaluar fitonte ne Juventus Stadium?
“Ajo dite ishte gjithcka perfekte: do te ishte e bukur te kishim te njejtin kapacitet per te bere ekzaktesisht ndeshjen qe kishim pergatitur”.

Cfare ndeshje duhet te beni ju?
“Sikur te ishte ndeshja e fundit qe duhet luajtur. Pressing dhe lufte, lufte dhe pressing. Duhet te jemi ne gjendje qe te mos tja bejme te lehte lojen atyre, mos ti leme te mendojne: mbi te gjitha Pirlo, qe eshte truri (cabeza) i ekipit. Dhe me pas perqendrim gjate gjithe 90 minutave: sepse eshte nje skuader qe te ndeshkon per se dyti”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.