Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Me mire me dy sulmues, te dielen do te jem. Keqardhja jone eshte…”

Palacio: “Me mire me dy sulmues, te dielen do te jem. Keqardhja jone eshte…”
Ardi Deda

Palacio ka folur per mikrofonat e Sky, ja dhe fjalet e tij: “Si jeni? Dje ishit i lodhur, por prezenca juaj te dielen nuk eshte ne dyshim? Jo jo, jam mire, sot jam stervitur normalisht bashke me te gjithe skuadren, isha pak i lodhur pasi kam luajtur shume por asgje e rendesishme dhe jam mire.

Dy sulmues? Une ndjehem mire, me pelqen me shume te luaj me dy sulmues, mendoj se skuadra duket qe eshte permiresuar shume, une ndihem i rehatshem me Mauro por edhe me Militon. Po rritet nje skuader e forte, mendoj se akoma duhet te permiresohemi por eshte pare ne fushe qe ne ndeshjet e fundit kemi luajtur shume me mire ne krahasim me dy muaj me pare dhe rezultatet jane pare ne fushe.

Keqardhja per Champions? Po dhe ne e dime qe kemi humbur shume pike edhe ne ndeshje ku nuk e meritonim, por tani duhet te shohim perpara dhe te vazhdojme keshtu sic po punojme dhe te permiresohemi dite pas dite.

Atalanta? Ne e dime qe te dielen nuk mund te gabojme, duhet te fitojme, luajme ne shtepi dhe dime qe Atalanta eshte nje skuader e veshtire dhe ne ndeshjet e fundit kunder tyre nuk kemi luajtur mire. Te dielen eshte nje ndeshje tjeter, duhet te fitojme dhe te vazhdojme keshtu.

Ndryshimet ne shoqeri kane krijuar veshtiresi dhe ju kane ndikuar? Nuk e di, mendoj se jo. Nuk kemi luajtur mire per disa muaj por mendoj se ne fund kemi kerkuar te luajme mire dhe tani ia kemi dale mbane. Inter riniset nga Palacio? Per mua eshte nje nder qe kam rinovuar. Ka dhe kampione te tjere ne skuader por eshte nje vendim i shoqerise nese do te rinovojne dhe me te tjeret, shpresoj qe te qendrojne te gjithe.

Vendi i trete? Jemi larg nga vendi i trete, duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje, kjo eshte gjeja me e rendesishme. Te mendojme per te fituar te dielen dhe me pas shohim se cfare ben Napoli”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.