Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio: “Moratti-Thohir, nuk ka ndryshuar asgje. Te mbyll karrieren ketu? Te shohim. Kunder Napolit per 3 piket. Higuain dhe Boterori…”

Palacio: “Moratti-Thohir, nuk ka ndryshuar asgje. Te mbyll karrieren ketu? Te shohim. Kunder Napolit per 3 piket. Higuain dhe Boterori…”
Ardi Deda

Ne prag te sfides delikate kunder Napolit, sulmuesi argjentinas i Interit Rodrigo Palacio ka dhene nje interviste te gjate dhe interesante per Corriere dello Sport, duke prekur dhe analizuar tema te ndryshme: ndeshja e madhe neser ne mbremje, kushtet fizike ne permiresim pas rekuperimit nga problemi ne kavilje, Boterori i humbur ne finale dhe perspektivat personale dhe te skuadres, pa harruar nje konsiderate per te tashmen (Icardi dhe Osvaldo) dhe per te kaluaren (Zanetti, Milito, Cambiasso dhe Samuel), dhe dhenia e nje mendimi rreth kalimit te shoqerise nga Moratti tek Thohir.

Interviste jo, por… – “Nuk pelqej shume te jap intervista dhe prej kohesh nuk jap me intervista. Dhe madje eshte hera e pare qe shprehem ne italisht, por nese shenoj te dielen premtoj qe do te bejme nje interviste tjeter se bashku perpara derbit”.

Napoli – “Per menyren si e shoh une, eshte nje ndeshje qe vjen ne momentin e duhur. Nje sukses, ne fakt, do te na dhuronte nje injeksion te menjehershem besimi. Me pas eshte bukur te perballesh me skuadrat e medha kur nuk je mire: motivimi rritet dhe shkon ne fushe akoma me i karikuar. Jam i bindur qe Inter do te luaje ne maksimum, e dime qe nuk mund te humbim pike te tjera. Por mbi te gjitha e dime qe nuk mund te bejme gabimet e ndeshjeve te fundit. Duhet te rinisemi duke bere nje paraqitje te mire dhe te fitojme tre piket. Duhet te luajme mire, sic vetem nje skuader kompakte di te beje. Shpresojme te mos gabojme. Jemi ne nje moment te veshtire, por duke fituar mund te ndryshojme gjithcka. Skuadra do te fitoje me shume besim dhe do te riniset. Per mua ka rendesi vetem te bejme nje gol me shume dhe te fitojme. Nese do te jete 4-3 ose 1-0 nuk do te perbeje dallim.

Nderprerja e Kombetareve -“Ne nivel personal, duhet te them qe kjo nderprerje me ka ndihmuar. Kush ka mbetur ne Pinetina eshte stervitur me mire dhe fort per te arritur kushtet me te mira. Eshte e vertete qe shume kane shkuar tek Kombetaret. Dhe nuk e di nese ka qene mire apo keq, duke qene se ndonjeri mund te jete lodhur pak. Por, edhe Napoli, eshte ne te njejtat kushte me ne”.

Humbjet me Fiorentinen dhe Cagliarin – “Kemi folur shume midis nesh. U ndergjegjesuam qe kjo gje nuk duhet te ndodhe me, qe duhet te permiresohemi. Por, ne fund, e gjitha eshte nje ceshtje e te luajturit mire ose keq dhe nuk kemi luajtur keq. Ndoshta ceshtja eshte me shume psikologjike, sepse mua me duket se skuadra vrapon. Edhe pse ndoshta kesaj here kemi vrapuar keq. Por, e perseris, nese luan keq, eshte normale te humbesh”.

Trenza i vertete – “Kunder Napolit? Jam i pari qe e uroj kete. Ne fillim kam patur demtimin ne kavilje, me pas Boterori. Jam kthyer ne Milano dhe nuk isha mire. Kam punuar shume. Por me fillimin e ndeshjeve nuk ia kam dale te stervitem mire. Keshtu kam shfrytezuar keto dite per tu stervitur mire. Per pjesen e mbetur, pergjigjen mund ta jape vetem fusha. Mund te them qe tani ndjehem mire”.

Gjithmone prezent – “E pranoj qe nuk me vjen keq: eshte me mire keshtu. Une dua te luaj gjithmone. Por kujdes, ka ndodhur tashme qe te synohet ne nje formacion me vetem nje sulmues. Eshte nej vendim qe i takon trajnerit. Une gjithsesi jam ne dispozicion dhe gati per te shkuar ne fushe ne te gjitha ndeshjet”.

Icardi-Osvaldo – “Jemi se bashku prej nje viti e gjysem. Une i njoh levizjet e tij dhe ai te miat. Se bashku bejme nje dyshe te mire. Ku mund te arrije? Varet gjithcka nga ai. Ka nje talent te dukshem dhe eshte nje sulmues i kompletuar. Eshte i ri, keshtu qe duhet te mesoje shume, por mund te behet nje kampion. Per sa i perket Osvaldos, nuk kam patur akoma shume mundesi per te luajtur me te. E njihja si kundershtar, por tani qe stervitem me te cdo dite mund te them qe ka nje teknike impresionuese dhe me pelqen shume menyra e tij e te qendruarit ne fushe. Per mua nuk perben dallim, ndihem mire dhe kam kenaqesi qe luaj me te dy”.

Higuain – “Eshte gjithmone bukur te kesh perkrah futbolliste te forte, sepse automatiksht ngrihet dhe niveli yt. Per fat te keq edhe me Higuain ka patur pak mundesi per te luajtur se bashku. Ne Kombetare eshte ai titullari ndersa une jam ne pankine dhe, ne pergjithesi, futem ne fushe per te zene vendin e tij. Gjithsesi ndjehem mire me te dhe jemi miq. Rreziku numer nje? Po, absolutisht. Eshte sulmuesi i pare, ai qe ben gola. Por edhe sulmuesit e tjere te Napolit jane te forte”.

Finalja e Boterorit – “Sigurisht nuk eshte e lehte te kaperdish nje humbje te tille. Por eshte gjithashtu e vertete qe ka qene e bukur ta luaja nje ndeshje kaq te rendesishme dhe prestigjoze, te isha aty dhe te isha pjese e nje momenti te jashtezakonshem. Ne fund mbi te gjitha me ka mbetur kenaqesia qe kam arritur kete objektiv. Ishte prej kohesh qe Argjentina nuk mberrinte ne nje finale Boterori. Ishim te gjithe te nxehur per humbjen. Por me koken e ftohte, mbetet ndjesia dhe bindja qe kemi bere nje rrugetim spektakolar”.

Meazza – “Publiku eshte i rendesishem, si gjithmone. Tifozet na kane dhene gjithmone nje dore dhe kjo do te ndodhe edhe te dielen, jam i sigurte per kete. Duhet te tregojme qe jemi te vendosur, keshtu ata do te karikohen me shume”.

Fishkellimat – “Ndodhin, eshte e vertete dhe e natyrshme qe te mos te pelqejne. Por ne te njejten kohe eshte nje reagim normal dhe jemi mesuar. Futbolli eshte keshtu, kur nje skuader luan keq dhe nuk fiton, tifozet nxehen. Por ne nuk duhet te shperqendrohemi, por vetem te mbetemi te perqendruar ne zhvillimin e lojes”.

Vendi i trete – “Mendoj qe mund te luftojme per zonen Champions, por fjalet nuk mjaftojne, duhet dhe konfirmimi i fushes. Organika eshte pa dyshim e mire. Vetem Juve dhe Roma jane superiore, per pjesen tjeter mund te luftojme me te gjithe. Por nevojitet te behen gjerat e duhura. Nuk mund te themi qe vlejme per Champions dhe me pas perfundojme duke humbur ne shtepi me Cagliarin…”.

Juventus-Roma – “E kam pare, por jo drejtperdrejt. Por ate qe mendoj preferoj ta mbaj per vete”.

Inter i vitit te kaluar – “Tani me te forte? Kujdes, edhe ajo skuader ishte e forte. Ndersa kjo skuader ka mbi te gjitha alternativa dhe eshte me e kompletuar. Sigurisht kemi humbur pak eksperience…”.

Veteranet argjentinas – “Ishin te gjithe kampione. Dhe dinin se si te ndihmonin dhe te mbeshtesnin te tjeret, sidomos me te rinjte. Ishin pika referimi.  Per shembull, ne momentet e veshtira, si ajo qe po perjetojme tani, sherbenin per te dhene siguri”.

Rinovimi – “Kemi te bejme me nje manifestim te padyshimte besimi te shoqerise. Ishte kjo ajo qe deshiroja. Ta mbyll karrieren me Interin? Une jam i perqendruar tek e tashmja, mendoj te luaj dhe te bej mire tani. Me pas do te shohim se cfare do te ndodhe. Tek Inter jam i lumtur. Por nuk do te me vinte keq te kthehesha ne Argjentine per te mbyllur karrieren. Sic ka bere Milito”.

Moratti-Thohir – “Per mua nuk ka ndryshuar asgje. Se fundmi presidenti ka ardhur me shpesh dhe kur vjen shkembejme gjithmone ndonje fjale. Por vihet re qe kerkon te beje mire dhe qe ka ne mendje te permiresoje Interin. Eshte nje projekt i ri: per te miren e te gjitheve, shpresa eshte qe te jete rruga e duhur”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.