Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

631 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio nxeh motorrin: gati per Sassuolon. Mazzarri e konsideron te rendesishem

Palacio nxeh motorrin: gati per Sassuolon. Mazzarri e konsideron te rendesishem
Ardi Deda

Lajm shume i mire per Mazzarrin dhe tifozet zikalter: Rodrigo Palacio eshte gati te rikthehet. Pas nje vere te trazuar, dje per here te pare eshte stervitur me grupin dhe me 90% mundesi do te jete ne dispozicion per ndeshjen kunder Sassuolos me 14 shtator, ku Inter do te jete e detyruar te mos gaboje. Nje dhurate nga qielli me pak fjale, kjo edhe sepse nuk eshte kaq e sigurte qe ne kete rast do mund te jete ne dispozicion Osvaldo. Nder te tjera, Mazzarri do te kete nevoje per te gjithe, edhe sepse zikaltrit do te kene nje tur force deri ne nderprerjen tjeter per Kombetaret (5 tetor) ku do te luajne shtate ndeshje ne 20 dite. Per me teper, duke lene menjane numrat, 41 golat e shenuara ne dy vjet, argjentinasi ka munguar shume te dielen ne mbremje ne Torino, sepse pervec se eshte nje njeri goli argjentinasi ka shpirt konkurrues, aftesi per te perballuar presionin, ftohtesi para portes dhe fleksibilitet taktik, i afte te beje lojtarin e zones, sulmuesin e dyte, madje edhe trekuartistin. Eshte ideal per te sjelle presing, per tu dhene shembull te tjereve, per te bere qe te ndihen me pak vetem Icardi dhe Osvaldo, por edhe per te sherbyer si nje lidhje me mesfushen. Njeriu qe mund te ndeze Interin.

Ai nuk eshte ne gjendje te rende, prova eshte qe stafi zikalter i ka dhene dy dite pushim dhe eshte vendosur qe rekuperimi te jete gradual, dhe fakti qe te shtunen e ardhshme eshte programuar nje test i thjeshte ne familje dhe jo nje miqesore klasike ku testohet nje futbollist qe kthehet nga nje demtim i rende te ben te kuptosh qe rikthimi i tij eshte i pashmangshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.