Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

870 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palmeri jep lajmin: “Inter, diten e djeshme ka marre nje komunikim nga Lampard: ja sa kerkon ai per Kante.”

Palmeri jep lajmin: “Inter, diten e djeshme ka marre nje komunikim nga Lampard: ja sa kerkon ai per Kante.”
Inter Club Staff

Eshte pikerisht N’Golo Kante objektivi numer nje sot per sot i Antonio Contes per Interin ne mesfushe.

Ne kete moment, duket se francezi eshte me te vertete me afer se kurre largimit nga klubi Londinez dhe kjo eshte arsyeja e zerave per nje shitje te tij.

Lampard ka prioritete te tjera ne mesfushe e duke pare skemen qe ai perdor, tekniku i Chelsea mendon se do te ishte nje zgjidhje e zgjuar qe francezi te shitej tani nderkohe qe kushton ende shume ne merkato.

Prandaj, edhe pse ai zyrtarisht nuk eshte ne merkato, skuadrat e interesuara per te jane lajmeruar per cmimin qe Kante ka nepermjet nje faksi nga klubi londinez.

Per kete ka folur Tancredi Palmeri, gazetar i njohur italian i cili ka zbuluar edhe kerkesen qe ka Chelsea per Kante.

“Ne kete moment, ne komunikimin qe ka pasur dje Chelsea me Interin dhe mbase edhe klube te tjera, ata kane konfirmuar cmimin e lojtarit.”

“Do te duhen plot 50 milione euro per te arritur tek lojtari kampion bote me Francen dhe ky cmim per momentin eshte i panegociueshem.”

“Interi po mendohet, sepse Kante eshte ne krye te deshirave te Contes dhe mendohet se Interi ka hequr dore nga Tonali pikerisht per te”, ka komentuar ai per RadioRadio.it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.