Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pandev zbulon: “Ne janar me mori ne telefon Piero Ausilio. Mendova se ishte nje shaka kur me tha se donte rikthimin tim.”

Pandev zbulon: “Ne janar me mori ne telefon Piero Ausilio. Mendova se ishte nje shaka kur me tha se donte rikthimin tim.”
Inter Club Staff

I ftuar (ne menyre virtuale) ne emisionin Calciomercato – L’Originale, Goran Pandev ka treguar deshiren e tij per te vazhduar per te luajtur edhe nje sezon dhe ta mbylle karrieren e tij me Euro 2021 me Maqedonine e tij.

Ish-sulmuesi zikalter ka zbuluar nderkohe nje prapaskene tjeter merkatoje dhe tregon se si per pak desh kaloi tek Interi ne merkaton e janar.

Keto kane qene fjalet e tij ne emisionin e Sky Sport:

E ARDHMJA – “Dua te vazhdoj edhe nje vit tjeter edhe sepse endrra ime ishte ta mbyllja me Europianin qe u shty.”

“Ne fillim te ketij sezoni kisha menduar per nje terheqje ne fund te sezonit por me pas erdhi kjo pandemia dhe ka ndryshuar pak a shume gjithcka.”

“Shpresoj shume qe shume shpejt te rikthehemi ne normalitet. Por nga njera ane jam edhe pak i lumtur sepse keshtu nuk kam dale shume jashte dhe kam qendruar me shume se kurre me femijet e mi.”

“Sa keq qe u ndal kampionati, sepse po ecnim goxha fort me Nicolan. Ne keto vite jam stervitur vetem per tu permiresuar. Ne Itali nese nuk e mban mire veten nuk ja del dot.”

BENITEZ – “Me te kam pasur nje raport te sinqerte. Nuk arrija ta kuptoja disa here por ne fund vendosa te largohesha nga Napoli.”

RIKTHIMI I MUNDSHEM TEK INTERI NE JANAR – “Me Interin ka pasur dicka. Per mua Interi eshte gjithcka: eshte skuadra qe me solli ne Itali dhe qe me beri te fitoj gjithcka.”

“Por me familjen time idete i kam pasur te qarta. Me telefonoi Ausilio dhe ne fillim mendova se po tallej me mua. Ju pergjigja: “Per cfare me doni mua po zgjidhni nje me te ri”.

(Nderkohe, administratori i deleguar i Genoas, Zarbano nuk donte tja dinte. Nuk ishte dakort. Pastaj, ashtu si ka thene edhe Gianluca Di Marzio gjate transmetimeve, Pandev nga Interi ju ofrua nje kontrate deri ne fund te sezonit dhe me pas nje rol si drejtues tek Interi.)

MOURINHO – “Gjesti i Mourinhos pas golit ne derbi? Duhet te dilja, edhe sepse Sneijder kishte dale me te kuqe. Por me tha perpara goditjes se denimit: “Gjuaj, bej gol dhe dil”. Shenova gol dhe me tha qe ishte merita e tij. Une ju pergjigja duke i thene: ‘mister, po goditjen e gjuajta une’.”

GOLI NDAJ BAYERN MUNICH – “Eto’o me dha nje assist shume te bukur. Kemi bere nje ndeshje te madhe pasi humbem ndeshjen e pare ne shtepi. Ka qene goli i kualifikimit.”

E ARDHMJA – “Nuk dua te bej tranjerin. Mund te bej drejtuesin ose te punoj me agjentet e tij. Dua te ndihmoj edhe te rinjte ne Maqedoni.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.