Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Panorama – SOS, NDIHME, KANE VRARE VAR-IN! Rregullat e reja shkojne totalisht…

Panorama – SOS, NDIHME, KANE VRARE VAR-IN! Rregullat e reja shkojne totalisht…
Inter Club Staff

Pothuajse e kane vrare VAR-in por askush nuk e kishte vene re. Gjithcka ishte bere ne qetesi, e sterilizuar, dhe u vu re vetem pasi filloi java e pare e Serie A e sidomos tek ndeshja Sassuolo-Inter.

Vjet ishte viti i pare i VAR ne Serie A dhe kishte shume paqartesi rreth saj, por VAR ja doli te mbushte mendjen e te gjitheve edhe pse me disa probleme te vogla dhe me disa vonesa ne loje. VAR u reklamua edhe zyrtarisht nga Federata Italiane si nje sukses vitin e kaluar.

Por kete sezon mjaftuan vetem disa ore loje per te pare mutacionin gjenetik te VAR-it te pare. Faji per kete eshte i protokollit te ri qe i ka dhene fuqi arbitrave per te vendosur nese duhet pare VAR apo jo.

Tashme nuk do te kete me thirrje per VAR nese ka ndonje gabim te “dukshem” por gabimi duhet te jete “i dukshem dhe i qarte”. Pra qe tek emertimi te le vend per interpretim dhe dyshime. Koncepti i gabimit ne fushe lind pikerisht qe ketu, tek koncepti ne protokollin e VAR qe mund edhe te keqperdoret nga arbitrat.

Ky evolucion i mbrapshte ka lindur pas Boterorit dhe eshte miratuar edhe ne Itali. Ky eshte nje hap para dhe nje hap pas, sepse nje hap para ishte te miratohej VAR ne Serie A dhe nje hap pas eshte kur shikon se eshte miratuar ky protokoll i ri qe nderhyn ne loje pak ose aspak sepse tashme varet gjithcka nga subjektivizmi i arbitrit, nga ndjesia e tij ne fushe. Me pak fjale, si perpara disa sezonesh.

Pse? Sistemi VAR qe ne fillim te saj eshte ne qender te nje levizje ideologjike ndermjet futbollit te ri dhe atij te vjeter.

Aplikimi i tij ne sezonin e kaluar ne Serie A dhe ne Bundesliga, nuk ka qene gjithmone linear. Ka pasur disa probleme, por eshte miratuar si i suksesshem.

Ideja e Federates tani eshte te mos hiqet dore nga arbitri por ti shtohen me shume vendimet e marra nga ai.

Ne Boteror cdo gje shkoi shume mire dhe atje rregullat e VAR u thjeshtezuan ne maksimum.

Zgjidhja per te centralizuar gjithcka ne nje VAR Room ne Moske dhe prezenca ne ate dhome e shume specialisteve i dhuroi boterorit nje gjykim shume te mire dhe nje menyre shume te mire per ta aplikuar sakte protokollin e tij.

Por tani qe ishte momenti per te bere nje hap perpara ne Rusi, ne Itali sapo eshte bere nje hap prapa duke hequr dore pothuajse nga VAR-i i sukseshsem dhe duke i kaluar me shume fuqi ne dore arbitrit. Nese arbitri vendos te vazhdoje lojen, arbitri perpara VAR nuk ka te drejte ti thote se ishte faull. Nuk e lejon me protokolli dhe kjo eshte e frikshme.

Priten te rikthehen polemikat dhe helmet pas ndeshjeve?

Kjo duket pak por e sigurt. Tani do te shtohen gabimet dhe kjo eshte me e keqja. Do te jete e veshtire ti mbushesh mendjen nje tifozi qe e shikon nga shtepia se si nuk u pa gabimi me VAR kur ekziston nje mjet i tille.

Tani VAR do te perdoret me shume per pozicione jashte loje, se sa per nderhyrjet e parregullta (pothuajse fare). Por per cfare sherben nese perdoret per nje gje po dhe per nje gje jo? Per kete duhet te kete pergjgije nga Federata.

Por le te pergatitemi vertete per polemika dhe helme pas ndeshjeve. Keto nuk munguan as vitin e kaluar, imagjinoni kete sezon. Tani cdo gje pothuajse nis nga zero.

Tashme VAR e kane vrare, ose pothuajse vrare.

Keshtu e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane, Panorama.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.