450 views
Paolillo: “Inter tek Thohir, ndihem krenar. Kuptoj qe Moratti…”
Ish-dirigjenti zikalter Ernesto Paolillo ndihet krenar per Interin e ri nen drejtimin e Erick Thohir. Edhe pse ai nuk ka qene i perfshire drejtperdrejte, ai ka pasur kontakte gjate kohes qe ka qene ne detyre: “Kontakti i pare mes Thohir dhe Moratti nuk ka qene fale meje, por me pelqen te mendoj se kam kontribuar ne njohjen e shoqerise ne vende si Kina, Indonezia dhe India, duke lejuar zhvillime te metejshme. E kuptoj qe dyshimet me te medhaja jane tek Moratti duke pare qe ai ka dhene shume per kete shoqeri. Eshte normale te kesh dyshime kur shet maxhorancen e shoqerise.”