Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pas Federates, Interi i jep nje ‘goditje’ tjeter Milan Skriniar: ja vendimi qe ka marre Marotta per lojtarin!

Pas Federates, Interi i jep nje ‘goditje’ tjeter Milan Skriniar: ja vendimi qe ka marre Marotta per lojtarin!
Inter Club Staff

Diten e djeshme ka ardhur nje lajm shume i keq nga Gjykata Sportive e Federates Italiane per klubin zikalter. 

Mbrojtesi sllovak i Interit, Milan Skriniar, eshte denuar me tre ndeshje pezullim nga ata pas ndeshjes me Sassuolon.

Arsyeja? Gjykata Sportive e kishte arsyetuar ne kete menyre vendimin:  “Ne minuten e 47 te pjeses se dyte, pasi ka marre kartonin e dyte te verdhe dhe perjashtimin nga loja me nje karton te kuq, ai i eshte drejtuar drejtuesit te ndeshjes me nje shprehje fyese dhe me fjale ofenduese.”

Keshtu, Milan Skriniar do te mungoje ne nje moment teper delikat per Interin por klubi nuk e ka pritur aspak mire ate qe ka bere lojtari ne fushe.

Interi ka marre nje vendim dhe sipas asaj qe zbulon FcInter1908, ata i kane komunikuar lojtarit qe nuk do te apelohet vendimi.

Klubi zikalter e ka konsideruar te drejte vendimin e Gjykates Sportive dhe kjo eshte nje terheqje veshi e drejtuesve per Skriniar.

Por nuk perfundon me kaq: Milan Skriniar do te denohet edhe nga Interi me nje gjobe te majme per kete ndodhi.

Ky eshte nje vendim i forte i marre nga Marotta qe nuk deshiron qe ket skena te ndodhin me ne fushen e lojes sepse jane ndodhi qe demtojne Interin nese perseriten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.