Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

714 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pas Hakimi, kush e ka radhen? Gazetari i njohur italian nuk ka dyshime: “Nje Top Player edhe ne te majte: ja detajet.”

Pas Hakimi, kush e ka radhen? Gazetari i njohur italian nuk ka dyshime: “Nje Top Player edhe ne te majte: ja detajet.”
Inter Club Staff

Ardhja e Achraf Hakimi do i lejoje Interit qe te sistemoje perfundimisht krahun e djathte te skuadres.

Me ardhjen e tij, jo vetem qe sigurohet nje lojtar shume i talentuar, por sigurohet edhe rritja e nivelit ne kete krah.

Aty deri me tani Interi ka pasur Antonio Candreva dhe Victor Moses, dy lojtare te mire natyrisht, por jo ne nivelin e lojtarit qe po vjen nga Real MAdrid.

Por Interi nuk ndalet me kaq: tani ne vemendje do te jete per tu permiresuar edhe krahu i majte i skuadres.

Ne kete repart eshte Cristiano Biraghi dhe Ashley Young, por do te duhet te behet nje blerje e madhe edhe ketu.

Emrat jane ato te perhershmit, apo emra yjesh si puna e David Alaba, por ky i fundit eshte teper i veshtire.

Gjithesesi per kte ceshtje ka folur edhe gazetari i njohur Maurizio Pistochi, qe ne emisionin sportiv te Radio Kiss Kiss Napoli eshte shprehur keshtu:

“Kush do te vije tek Interi per krahun e majte? Mendoj se ne radhe te pare, ashtu si ne krahun e djathte, do te vije nje TOP PLAYER edhe ne krahun e majte.”

“Une mendoj se ai qe do te vije eshte nje lojtar ideal per Conten: Marcos Alonso. Spanjolli edhe me pare ka qene ne skuadren e teknikut dhe e njeh shume mire ate.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.